Refleksi tek bebet dhe fillimi i ushqyerjes me të ngurta, përmirësohet apo përkeqësohet situata?

Sipas disa nënave refluksi do të lehtësohet disi në momentin që fillohen ushqimet e ngurta, dhe sipas disa të tjerave nuk vihet re asnjë ndryshim.

Po mjekët cfarë thonë në lidhje me refluksin?

Sipas tyre refluksi nuk do të përkeqësohet apo përmirësohet pasi janë filluar ushqimet e ngurta. Më e rëndësishmja sipas tyre është që nëna të mos fillojë të ushqejë fëmijën me refluks në sasi të mëdha. Volumi i ushqimeve të ngurta mund të shkaktojë përkeqësim të simptomave.

Gjithmonë pyesni mjekun në lidhje me momentin e duhur të fillimit të ushqimit sidomos nëse fëmija ka refluks.

Ndër të tjera evitoni ushqimet e tilla si:

  • Frutat si portokalli, molla, rrushi;
  • Domatet, specat, kastravecët, patëllxhanët;
  • Ushqimet e pasura me proteina qumështi;
  • Ushqimet me erëza.

Ushqime të mira nëse fëmija ka refluks do të ishin:

  • Perimet që i kanë rrënjët në tokë. Si: patatja, karrota, kungulli, pastinaku, patatja e ëmbël etj;
  • Frutat me përmbajtje jo-acide.

A është më e vështirë se zakonisht ushqyerja e një fëmije me refluks?

Deri diku, po! Kjo pasi në vija të përgjithshme fëmija me refluks do të ndiejë siklet në momentin e ushqyerjes. E madje mund të ndiejë edhe pak dhimbje. Nëse në momentin që e ushqeni fëmija nuk ndihet mirë duhet të ndaloni për pak kohë dhe ta lini të luajë në karriken e ushqyerjes. Tentoni të ushqeni fëmijën sërish pas 30 minutave.

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *