A është realisht i këshillueshëm përdorimi i hudhrës në shtatzani?

E dini se hudhra nuk ka vetëm shije të mirë në ushqime por edhe përfitime shëndetësore?

Konkretisht në shtatzani hudhra:

  • Do të ndikojë në uljen e rrezikut të pre-eklampsisë. Thënë ndryshe në uljen e presionit të gjakut, problem që prek 1 në 10 gra shtatzëna.
  • Hudhra do të ketë ndikim edhe në rritjen e peshës së fëmijës. Gjithashtu do të ulet edhe rreziku i komplikacioneve që shfaqen në shtatzani. Studimet tregojnë se përdorimi i hudhrës do të favorizojë rritjen e qelizave të placentës;
  • Hudhra do të ketë ndikim direkt pozitiv edhe në uljen e kolesterolit e madje edhe në pakësimin e problemeve kardiake. Kjo falë alicinës që gjendet tek hudhra, e cila hollon gjakun.
  • Parandalon shfaqjen e sëmundjeve tumorale. Duke konsumuar rregullisht hudhër, edhe në shtatzani ju do të parandaloni shfaqjen e kancerit të formave të ndryshme. Sidomos tumorin e zorrës së trashë.
  • Hudhra ndikon në trajtimin/parandalimin e virozave, e madje përmirëson edhe sistemin imunitar. Lufton infeksionet duke përfshirë edhe ato virale.
  • Ndikon në trajtimin e infeksioneve kërpudhore. Alicina e pranishme tek hudhra ka veti anti-fungiale. Pra për pasojë do të trajtojë edhe infeksionet vaginale si candida.
  • Parandalon rënien e flokëve. Edhe në këtë rast alicina është ajo që jep efektet pozitive. E jo vetëm parandalohet rënia e flokëve por edhe stimulohet rritja.

Kujdes! Hudhra ka efekte pozitive në shumë drejtime por nuk duhet ta teproni me sasinë e përdorur.

Facebook Comments

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *