A është normale të bësh banjo në shtatzani?

A është e vërtetë se gratë shtatzëna nuk duhet të bëjnë banjo me ujë të ngrohtë?

Le të themi se nuk ka asnjë lloj problemi që të bëni vaskë gjatë shtatzanisë por për aq kohë sa uji nuk është shumë i nxehtë dhe nuk e rrit temperaturen e trupit tuaj mbi 39 gradë celcius pasi një temperaturë aq e lartë mund të shkaktojë probleme si për ju ashtu edhe për fëmijën tuaj si

1- Rënie të qarkullimit të gjakut duke I hequr fëmijës mundësinë për tu mbushur mjaftueshëm me oksigjen dhe duke mos I dhënë lëndë ushqyese, kështu mund të ekzistojë edhe mundësia e abortit.
2- Trullosje dhe ndjesia e të ndjerit e dobët
3- Defekte në lindje sidomos gjatë trimestrit të parë

Disa nëna shprehin shqetësimin se uji gjatë dushit mund të shkojë në mitër dhe kështu mund të pengojë zhvillimin e fëmijës tuaj. Por, fatmirësisht kjo gjë nuk ndodh pasi fëmija është I mbrojtur nga lëngu amniotik. E rendësishme është që uji duhet të jetë I ngrohte dhe jo i nxehte, një dush i mirë gjatë shtatzanisë do ju ndihmojë në tendosjen e muskujve dhe do tju relaksojë.

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *