A është normale të mbash dietë në shtatzani?

A është e sigurt mbajtja e dietës gjatë shtatzanisë?

Normalisht gjatë shtatzanisë ju mund të shtoni rreth 14 kg ku do të përfshihet pesha e bebes, zgjerimi i mitrës, lëngu amniotik si dhe plaçenta. Pas lindjes të fëmijës këto kilogramë të tepërt do te largohen. Mesatarisht gjatë një dite ju duhet të merni 2500 kalori në ditë të cilat janë mjaft të nevojshme si për ju ashtu edhe për fëmijën.
Le të themi se mbajtja e një dietë gjatë shtatzanisë nuk është e këshillueshme, pasi nqs ju do keni mendimin dhe do të doni të humbni peshë atëherë më besoni se do të ndiheni gjithmonë të uritur. Kjo ndodh pasi fizionomia e trupit tuaj do të pësojë ndryshime, gjithashtu niveli i sheqerit ne gjak përmes vakteve do te ulet prandaj do tju krijohet ndjesia sikur jeni gjithmonë të uritur dhe do donit të konsumonit ushqim. Këshilla jonë është se në vënd që të mundoheni të ulni kalorite ju duhet të konsumoni ushqim të shëndetshëm, kjo do ju bëjë mirë jo vetëm ju por edhe fëmijës tuaj, gjithashtu do ju ndihmojë të mos merni më shumë kilogramë se sa duhen gjatë shtatzanisë.

Facebook Comments

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *