A mund të udhëtohet me avion gjatë shtatzanisë?

A është i këshillueshëm udhëtimi me avion gjatë shtatzanisë?

Përpara se të rezervoni një udhëtim ju duhet të konsultoheni me patjetër me mjekun tuaj, por gjithsesi ekzistojnë disa raste kur nuk është i këshillueshëm fluturimi me avion

1- Kur keni dhimbje ose gjakderdhje të cilat mund të jenë shënja të një aborti të mundshëm
2- Kur keni insufiçiencë të qafës së mitrës
3- Kur jeni nën vëzhgim pasi rrezikoni për lindje të parakohshme
4- Kur keni shkëputje të parakohshme të membranave ose rrjedhje të lengut amniotik
5- Pas javës të 28 kur prisni të sillni në jetë binjake
6- Kur keni kaluar një abort ose shtatzani jashtë mitre
7- Kur vuani nga semundje si diabeti apo tensioni i lartë i gjakut

Nqs jeni duke udhëtuar drejt një destinacioni të ri ju duhet të këshilloheni sërish me mjekun tuaj pasi ai duhet tju mësojë se ku duhet të drejtoheni në rast se do të keni komplikacione dhe ne rast se do të keni nevojë për mjekime. Përsa i përket kalimit në zonat e sigurisë në aeroport ju nuk duhet të shqetësoheni për pjesën e skanimit pasi nuk është aspak i dëmshem.

Ja disa këshilla të cilat do tju bëjne të ndiheni sa më rehat gjate fluturimit

1- Kërkoni të uleni ne ndenjëset të cilat ndodhet ne mes të avionit te pjesa e krahëve
2- Kërkoni ose paguani që të keni një ndenjëse me hapësire për te shtrirë këmbët me qëllim shmangien e enjtjes të këmbëve
3- Kërkoni që të uleni ne ndenjëset ne cep kështu do e keni më të lehtë për tu çuar dhe për të shkuar në tualet të pakten çdo 1 orë
4- Lidhni rripin e sigurimit poshtë pjesës së barkut
5- Përdorni sa më shumë lëngje veçanërisht ujë pasi do ju ndihmoje të qëndroni të hidratuar
6- Evitoni sa më shume ushqimet qe ju shkaktojnë gazra siç janë lakrat, fasulet si dhe pijet e gazuara
7- Nëse keni të vjella duhet të konsultoheni me mjekun nëse është e lejueshme të merni medikamente kundra tyre.

Facebook Comments

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *