Cfare efekti kane qelizat fetale ne trupin e nenes?

Stabilizimi i një kontakti fizik dhe emotiv të mirë midis nënës dhe fëmijës është shumë e rëndësishme. Këtë e thotë shkenca prej shumë vitesh dhe e kanë dëshmuar edhe shumë studime. Por kohët e fundit një studim është zhvilluar edhe përsa i përket lidhjes që krijohet mes nënës dhe fëmijës përmes qelizave fetale që në shtatzani. Këto të fundit “migrojnë” në trupin e nënës dhe kanë një sërë efektesh, qoftë positive dhe negative.

Migrimi i qelizave fetale tek trupi i nënës

Quhet “Mikrokimerizëm fetal” dhe nënkupton migrimin e një sërë qelizash fetale nëpërmjet placentës. Ato futen në qarkullimin e gjakut të nënës duke provokuar një sërë efektesh.

Cilat janë efektet në trupin e nënës?

Sipas studimeve qelizat në këtë rast mund të provokojë disa lloj sëmundjes autoimmune. Por njëkohësisht nëse migrojnë në trurin e nënës qelizat fetale parandalojnë zhvillimin e një sërë sëmundjesh të rënda që zhvillohen tek gratë.

Ende për ekspertët është disi e paqartë mënyra si qelizat e fetusit ndërveprojnë me të nënës por mbështetet teoria se ato mund të rregullojnë fiziologjinë e nënës. Dhe kjo është vërtet interesante duke qënë se Mikrokimerizmi tërheq për ekspertët një vëmendje të vecantë përsa i përket shëndetit të nënës në korniza evoluese.

Pra nëse këto qeliza ndërveprojnë me fiziologjinë e nënës, duhen të pritur ndryshime të dukshme pozitive në funksionimin e organizmit? Dhe kjo për ekspertët është një pyetje e madhe!

Facebook Comments

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *