Dhimbja e shpinës pas lindjes të fëmijës, kujdesi që duhet të tregojnë nënat e reja

Shumica e ndryshimeve fizike gjatë shtatzanisë të cilat shkaktojë dhimbje të shpinës mund të shfaqen sërish edhe pas lindjes të fëmijës. Kështu per shembull gjatë shtatzanisë, zgjerimi i mitrës ju tendos dhe ju dobëson muskujt abdominalë duke shkaktuar dhimbje ne pjesën e shpinës. Mbipesha gjatë dhe pas shtatzanisë do t’ju shkaktojë stres të nyjeve, ndryshimet hormonale mund të lirojne nyjet dhe ligamentet. Po ashtu gjatë lindjes të fëmijës ju mund të keni përdorur muskuj të cilat nuk i keni vënë ndonjëherë në lëvizje prandaj mund të vazhdoni të ndieni dhimbje sidomos nqs lindja juaj ka zgjatur për shume orë.

Nga ana tjeter, dhimbjet e shpinës ju mund t’i përkeqësoni vetë me dorën tuaj duke mbajtur një qëndrim të gabuar të trupit edhe gjate gjatë gjidhënies.

Dhimbja e shpinës tek shumica e grave largohet disa muaj pas sjelljes në jetë të fëmijës por ka dhe disa raste të veçanta kur mund të zgjasë edhe më tepër dhe kjo ndodh në rastet kur dhimbja ka filluar para shtatzanisë ose kur dhimbjet kanë qënë të forta. Mbipesha gjithashtu e shndërron këtë dhimbje ne disa raste edhe në sëmundje kronike.

Ajo çka ju mund të bëni është të këshilloheni patjetër me një mjek me qëllim që ai tju japë udhëzimet e nevojshme.

Disa prej mjeteve të shërimit mund të jenë këto:

1- Kur ndieni se keni dhimbje të shpinës ju duhet të filloni të bëni disa shetitje të shkurtera dhe të ngadalta, sidomos në javët e para. Ecja këshillohet të fillohet menjëherë pas lindjes. Ju mund të filloni të bëni edhe ushtrime të cilat do t’ju forcojne pjesën e shpinës si dhe muskujt abdominalë. E këshillueshme është edhe praktikimi i jogës, në këtë rast ju duhet të keni kujdes që të mos i tendosni shumë muskujt pasi disa pozicione të caktuara mund t’ju shkaktojne parehati.
2- Kur i jepni gji fëmijës duhet të jeni në një pozicion të përshtatshëm, është e këshillueshme përdorimi i kolltukëve apo karrigeve të cilat janë të pajisura me vënd të dedikuar për çlodhjen e krahëve. Tek pjesa e kurrizit duhet të vendosni disa jastikë për të mbështetur shpinën dhe krahët. Ideale do të ishte përdorimi jastikut te gjidhënies.
3- Perdorni teknika të ndryshme të gjidhënies, si per shembull kur keni dhimbje të shpinës ose të shpatullave ju mund të shtriheni në pozicionin anësor dhe t’i jepni fëmijës gji. Edhe ne kete rast lehteson punen jasteku i gjidhenies.
4- Përkulni pjesën e gjunjëve përpara se të merni në krahë fëmijën, si dhe mos ngrini pesha të rënda. Mjaftohuni me peshen e femijes. Asgje me teper se aq nuk duhet te ngrini ne krahe.

Kujdesi për veten gjthashtu luan një rol të rëndësishëm, më poshtë do ju listojmë disa prej gjërave që këshillohen të bëhen:

1- Bëni banjo relaksuese me ujë të ngrohtë.
2- Tek pjesa ku keni dhimbje mund të vendosni kompresë me ujë të ngrohtë ose të ftohtë.
3- Bëni sa me shumë masazh te pjesën ku ndjeni dhimbje.
4- Mund të bëni trajtime të cilat përfshijne stimulimin e nervave, shumë njerëz thonë se është një trajtim mjaft mirë dhe qetësues..
5- Mund të bëni fizioterapi dhe akupunkturë.

Ju duhet të kërkoni ndihmë mjekësore në rastet e mëposhtme:

1- Kur dhimbja e shpinës është e vazhdueshme dhe sa vjen e përkeqësohet
2- Kur shkakton edhe temperaturë
3- Kur humbet ndjeshmërinë e këmbëve dhe ndihesh e dobët
4- Kur humbet ndjeshmërine tek pjesa e vitheve, hijeve, apo te zona gjenitale. Në këto raste mund të humbisni vetpërmbajtjen.

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *