Në cilat raste këshillohet vendosja e telave tek dhëmbët e fëmijës?

Dhëmbët jane një pjesë mjaft e rëndësishme e fytyrës. Të gjithe do të dëshironim dhëmbë perfekte por jo të gjithë i kemi të tille. Problemet mund te fillojne qe ne femijeri duke dale shpesh edhe të shtrembër. Duke penguar kështu funksionimin normal si dhe duke ndikuar tek buzëqeshja e fëmijës tuaj.

Ato c’ka ndihmojnë në trajtimin e këtyre anomalive janë telat qe vendosen tek dentisti por para se të ndërmerrni një veprim të tillë ju duhet të konsultoheni nëse fëmija juaj realisht ka nevojë për to. Duhet të mësoni edhe kujdesin që duhet të tregoni pas vendosjes të tyre.

Sipas mjekeve, cila eshte mosha ideale per vendosjen e aparatit?

Mosha ideale për vendosjen e tij dhe për ndërhyrje ortodontike eshte nga 9 deri në 14 vjeç, por gjithsesi edhe më përpara per shembull në moshën 7 vjeçare ju mund ta çoni fëmijën për një kontroll tek dentisti.

Ja disa nga rastet kur duhet të konsultoheni me një dentist:

1- Kur shikoni se fëmijës tuaj i kanë dalë dhëmbë të shtrembër.
2- Kur renditja e dhëmbëve është e dobët aq sa mund të sjellë probleme në momentin kur fëmija mbyll gojën. Gje e cila mund të shkaktoje edhe parregullsi tek pjesa e nofullës.
3- Kur dhëmbët nuk bashkohen duke sjellë vështirësi ne kafshim apo përtypje
4- Kur fëmija juaj i humbet dhëmbët e qumeshtit më shpejt nga sa duhet, kjo mund të behet shkaktare për daljen e dhëmbëve të shtrembër.
5- Kur fëmija vazhdon të thithë gishtin deri pas moshës 5 vjeçare, gje e cila mund të jetë një tregues se fëmija mund të këtë probleme me dhëmbët.

Facebook Comments

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *