Përbërja e qumështit të gjirit dhe shija. Si është në të vërtetë për cdo fazë?

Qumështi i gjirit është pikërisht ai që siguron një mbrojtje shumë të mirë kundrejt fëmijës përsa i përket infeksioneve apo sëmundjeve të ndryshme. Nga ana tjetër garanton plotësimin e elementëve të domosdoshëm për rritje të shëndetshme që nga dita e parë e lindjes.

Dhe cila është përbërja e qumështit të gjirit?

Kjo është disi komplekse. Ajo konsiston në praninë e mbi 200 substancave duke përfshirë edhe proteinat, yndyrën, karbohidratet, vitaminat, mineralet, enzimat dhe hormonet. Mbi të gjitha vlen të theksojmë se përbërja e qumështit të gjirit nuk është e njëjtë në cdo kohë. Pra s’është konstante. Ndryshon nga nëna në nënë, e madje ndryshon në momente të caktuara edhe tek e njëjta nënë.

Qumështi i gjirit ndryshon gjatë ushqyerjes, nga një vakt në tjetrin, nga një ditë në tjetrën. Nga momenti në moment në varësi të nevojave të fëmijës gjatë rritjes dhe gjendjes që ka.

Cfarë shije ka qumështi i gjirit?

Qumështi i gjirit ka shijë të ëmbël dhe kremoze. Bëhet edhe më i ëmbël në varësi të sasisë së laktozës që përmban. Gjithashtu bëhet më kremoz ose i hollë në varësi të yndyrës. Nga ana tjetër edhe ushqimet që nëna konsumon gjatë dutës do të kenë ndikim direkt në shijen e qumështit.

Po ngjyra?

Ngjyra e qumështit të gjirit mund të ndryshojë gjatë ditës e madje edhe nga njëra ditë në tjetrën. Zakonisht ka ngjyrë të bardhë, të verdhë ose disi në bojëqielli. Por duke ndikuar dieta e ushqimit ai mund të jetë edhe jeshil, portokalli, kaf e madje edhe disi në rozë. Në disa raste një thith i carë mund të bëjë që qumështi të ketë shenja gjaku. Edhe pse tingëllon e frikshme nuk është e rrezikshme.

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *