Bota e Gruas

Rënia e flokëve pas lindjes, këshilla për ta përballuar pa stres

I keni parasysh ato flokët e shndërritshëm dhe plot jetë gjatë shtatzanisë? Epo lajmi i keq është që të gjitha ne nënat përballemi me një ndryshim drastic të pamjes së tyre dhe kjo për shkak kryesisht të ndryshimit hormonal.

Ndoshta mund të pyesni veten “a është normale të më bien kaq shumë flokët pas lindjes?”

Dhe mund t’ju them “po”! është normale dhe zakonisht mund të zgjasë deri në muajin 2-4 pas lindjes. Në rastet më ekstreme arrin edhe deri 15 muaj pas lindjes. Quhet ndryshe edhe alopecia post-partum.

 Si të përballojmë këtë situatë pa stres?

  • Përdorni shampo që i japin volum flokëve. Ato përmbajnë proteina dhe për pasojë e bëjnë flokun të duket më i trashë dhe më i dendur.
  • Përzgjidhni një balsam për flokë të hollë dhe mbi të gjitha evitoni aplikimin në skalpin e kokës.
  • Evitoni përdorimin e shampove që përmbajnë balsam në përbërje. Kjo pasi ato zakonisht përbëhen nga një zbutës flokësh shumë i fortë i cili përkeqëson rënien.
  • Evitoni maskat dhe balsamët e fortë të flokëve.
  • Qëndroni larg trajtimeve ekstreme të flokëve si edhe burimeve të nxehtësisë si tharrësja apo pjastra. I thani flokët në temperaturë minimale.
  • Mos i lani flokët më ujë të nxehtë dhe përdorni gjithmonë një shampo delikate.
  • Merrni nëpërmjet ushqimeve dhe suplementëve elementët: zink, hekur, niacin, acide yndyrore, selen, vitaminë D, B. këshillohen ushqimet e tilla si perimet gjethejeshile, drithërat integrale, arrat, soja, portokallet, bishtajoret, lakrat, etj.
  • Merrni fenugreek. Ai do të ndihmojë jo vetëm në parandalimin e rënies dhe trajtimin e problemit por edhe në shtimin e qumështit të gjirit.
  • E bardha e vezës. Përzieni një të bardhë veze, 1 lugë mjaltë, 1 lugë vaj ulliri dhe e aplikoni tek skalpi. Përmirëson rritjen dhe parandalon rënien e flokëve.
  • Farat e linit dhe frutat e thata i përfshini në dietë.
  • Masazhoni 5-10 minuta skalpin e flokëve me vaj lini, bajamesh, kokosi etj.
  • Merrni suplemente që përmbajnë biotinë.

Aplikoni aloe vera në skalp 3 herë në javë dhe e lini të veprojë gjysëm ore. E shpëlani dhe procedoni me larjen normalisht.

Share:

Share on facebook
Share on twitter
Share on pinterest
Share on linkedin
Artemisa Brahimaj

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas

pharmasept

BABY CARE

Më të shikuarat

Postime të ngjashme

Reflekset e të porsalindurve

Bebet lindin me reflekse të zhvilluara, dhe 5 janë ato që ata shfaqin menjëherë sapo vijnë në jetë. Bëhet fjalë për disa veprime/lëvizje të pavullnetshme

Share:

Share on facebook
Share on twitter
Share on pinterest
Share on linkedin

Direct Transfer IBAN: