Shtatzanë në kohën e Covid-19, cfarë këshillon “Harvard”?

COVID-19 është tema dhe shqetësimi i ditës për të gjithë ne, dhe sidomos edhe e të gjithë shtatzanave. Tashmë sëmundja ka kohë që është shpallur Pandemi Globale nga Organizata Botërore e Shëndetit dhe Harvard Medical School jep një informacion të detajuar për të gjitha nënat shtatzana.

Si përhapet Covid-19?

Përmes stërkalave të pështymës që një person i infektuar lëshon gjatë teshtimës apo kollitjes. Gjithashtu mund të merret edhe përmes prekjes së një sipërfaqe apo objekti në të cilin ndodhet virusi. Gjithnjë nëse pas prekjes së tij dora prek sytë, gojën apo hundën. Periudha e inkubimit të virusit është 14 ditë. Mund të jetë ose jo me simptoma.

Si duhet të mbrohem?

Nëpërmjet larjes së shpeshtë të duarve me sapun, minimalisht për 20 sekonda. Të evitohet prekja e fytyrës, sidomos syve, gojës dhe hundës. Normalisht edhe distancimi social ka peshë të madhe në parandalim.

A rrezikoj abort në rast se prekem nga Covid-19?

Deri në ditën e sotme nuk ka të dhëna të dokumentuara që tregojnë se koronavirus shkakton abort apo keqformime të fëmijës.

Nëse prekem nga koronavirus, cilat janë rreziqet për fëmijën që mbaj brenda barkut?

  • Sipas studimit të 9 grave të prekura nga Covid-19, virusi nuk ka qënë i pranishëm tek lëngu amniotik. Madje as tek qumështi i gjirit.
  • Nga 38 gra të testuara pozitive ndaj koronavirus asnjëra prej tyre nuk solli në jetë foshnjë të infektuar.

Pra sipas të dhënave, mundësia që fëmija të infektohet ndërsa është brenda barkut është shumë e vogël. Nëse gruaja e prekur prej Covid-19 shfaq temperaturë të lartë gjatë trimestrit të fundit, mënyra më e sigurt për të ulur temperaturën është duke marrë Acetaminophen.

A duhen vazhduar ndërkohe vizitat prenatale?

Kjo është shumë e rëndësishme pasi ekzaminohet shëndeti i nënës dhe fëmijës, megjithatë mjeku mund të zgjasë intervalet ndërmjet takimeve. Duhet të jeni gjithnjë në kontakt me mjekun dhe nëse ai konstaton dicka që nuk shkon sipas të dhënave që ju i jepni në telefon do t’ju rekomandojë për takim.

A ka rrezik gjatë qëndrimit në spital ndërsa jam në proces lindje?

Mjeku dhe stafi i spitalit mund të minimizojë numrin e personave që do të jenë në kontakt me juve, dhe normalisht këtu përfshihet edhe numri i vizitorëve para si edhe pas lindjes. Rregullat janë që një pacient të jetë i distancuar nga pacientët e tjerë.

Më shumë mundësi do t’ju kërkohet të lini spitalin pas lindjes më herët nga sa ndodh zakonisht.

Po nëse rezultoj pozitive a mund të ushqej fëmijën me gji?

Deri tani nuk ka asnjë të dhënë zyrtare që të tregojë se qumështi i gjirit mund të infektojë fëmijën. Duke qënë se përhapet nëpërmjet pështymës duhet të vendosni maskë gjatë ushqyerjes me gji dhe normalisht higjena e duarve duhet të jetë maksimale.

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *