Vonesa në të folur e fëmijës, në cilin moment duhet të shqetësoheni?

Vonesat në të folur, në cilin moment duhet të shqetësohemi?

Zhvillimi i fëmijëve ka një kohë të caktuar, por në rastet kur prindërit ballafaqohen me vonesa të cilat kanë të bëjnë me këtë zhvillim atëherë ata fillojnë të pyesin veten nëse femija i tyre do të jetë në listën e atyre që do të hasen me keto probleme.

Më poshtë do të trajtojmë disa probleme te zhvillimit të fëmijëve

Kushtimi apo tërheqja e vëmëndjes
Sipas Katrina Zeit e cila eshte patologe në spitalin e femijeve në Cinncinati nqs fëmija juaj nuk reagon ndaj muzikes, tingujve, lojrave apo nuk i’u kushton vëmëndje të tjerëve atëhere mund të themi se ekziston mundësia e vonesës në të folur.
Belbëzimi
Midis muajit të 4 dhe të 6 fëmija juaj do të fillojë te belbëzojë si dhe të shqiptojë disa fjalë. Në fillim do të shqiptojë disa zanore dhe ne muajin e gjashtë mund të fillojë te bëjë bashkë disa zanore dhe disa bashkëtingëllore.
Nga muaji i gjashtë deri në muajin e nëntë femija juaj do të fillojë te reagojë në momentin kur ju e thërrisni në emër, madje mund të fillojë të imitojë tingujt që ju bëni. Sipas disa studimeve, është e këshillueshme që fëmijëve duhet t’iu flisni sa më shumë, pasi aftësitë në të folur do tu zhvillohen më shpejt.
Pas 12 muajsh, femija juaj duhet të jetë në gjëndje per të shqiptuar fjalët e para si mami apo babi. Për tua zgjeruar fjalorin sa më shumë fëmijëve është e rekomandueshme tu lexoni sa më shumë libra si dhe tu flisni vazhdimisht për gjera të ndryshme. Gjithashtu, në muajin e 12 fëmija juaj do të jetë ne gjendje per tiu përshëndetur me dorë apo për tiu thënë mirpafshim duke ju tundur dorën.
Prej muajit 12 deri në muajin e 18 fëmija duhet të jetë në gjëndje per të thënë emrin e tij apo për të njohur pjesë të ndryshme të trupit. Në këtë rast mund të zgjidhni për të përdorur lojrat “ Peekaboo” apo “I spy” të cilat shëerbejnë për zhvillimin e aftësive në të folur.
Pasi fëmija kalon 18 muaj ju do të përballeni me një zhvillim mjaft të madh të fjalëve të fjalorit të fëmijës tuaj. Kur të jetë 2 vite fëmija mund të jetë në gjendje per të shqiptuar rreth 50 fjalë si dhe mund të arrijë të thotë bashkë dy fjalë si psh mami shko apo qeni i madh. Ne këtë rast ju mund të ndihmoni në zgjerimin e fjalorit pasi në vend që të pyesni “ku eshte lodra jote” ju mund të thoni “ ku është lodra jote e madhe e kuqe” ?
Gjithashtu në këtë moshë femija do të jetë në gjëndje për të shprehur ndienjat e tij dhe për ti komunikuar në mënyrë të drejtperdrejtë nevojat e tij duke kombinuar fjalë të ndryshme.

Facebook Comments

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *