A është e sigurt vendosja e fëmijës në gjumë barkas?

Nenat shprehen se pozicioni barkaz qeteson femijen. Por, a eshte e sigurt dicka e tille?

Ekspertët rekomandojnë që gjatë vitit të parë të jetës qe per te shmangur ndonjë rrezik të mundshëm nga një sindrome e quajtur ‘sindroma e vdekjes të papritur të foshnjës’, ta vendosni beben në gjumë në shpinë, pra jo përmbys.
Sigurisht, ju do të doni të dini diçka më shumë rreth kësaj prandaj do ju tregojmë disa masa paraprake të cilat ju mund t’i ndërmerni, si psh sigurohuni që dysheku i krevatit të foshnjës të jetë i qëndrueshem dhe i mbuluar vetëm me një çarçaf të holle, temperatura e dhomes nuk duhet të jetë e larte, fëmija nuk duhet të jetë i veshur trashe si dhe nuk duhet të lejoni persona të konsumojnë duhan në dhomën ku qëndron foshnja.


Gjithashtu, fëmijët të cilët flenë në këtë pozicion (ne shpine) mund të vuajnë më pak nga infeksionet e veshit, temperatura apo nga bllokimi i hundëve ne krahasim me fëmijët të cilët flenë në pozicione të tjera.

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *