Ja cilat janë 7 arsyet pse konsumimi i vitaminave gjatë shtatzanisë është diçka e mirë për fëmijën tuaj

Duke marre rregullisht vitaminat prenatale ju do te furnizoni organizmin me:

1- Hekur

Ju mbron nga anemia, sëmundje e cila të themi të vërtetën ndodh shpesh gjatë shtatzanisë. Gjithashtu, sugjerohet edhe të përdorni ushqime të cilat janë të pasura me hekur si pershëmbull thjerrëza, fasule të kuqe apo mëlçitë e pulës.
2- Omega 3 ose DHA

Kjo lloj vitamine luan një rol mjaft të rëndësishëm në zhvillimin e trurit, gjithashtu ndihmon ne zhvillimin e shikimit si dhe mund të reduktojë rrezikun që fëmija juaj të preket nga sëmundje si astma apo nga alergji të ndryshme. Ushqimet të cilat sugjerohen të konsumohen janë veza, peshku ton, sardelet ose salmoni. Nënat të cilat janë vegjetariane mund të përdorin fara lini ose chia.
3- Jodi

Ky lloj përbërësi luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e trurit të fëmijës.
4- Acidi folik

Kjo lloj vitamine është një ndër më të rëndësishmet dhe këshillohet të konsumohet që në fillimet e shtatzanisë per te mos thene para saj. Qe ne momentin qe po planifikoni te ngjizni femijen. Pasi truri dhe palca kurrizore e fëmijës fillon të krijohet gjatë kësaj periudhe, mund të përdoret deri në javën e 12. Ushqimet e pasura me këtë lloj vitamine janë veza, orizi, arrat si dhe perimet jeshile.
5- Vitamina B

Kjo vitaminë njësoj si dhe acidi folik ndihmon në mbrojtjen e trurit nga rreziku i defekteve të mundshme. Vitamina B12 ndihmon në mirëfunksionimin e shëndetit mendor të fëmijës tuaj.
6- Kalçiumi

Është një mineral i cili ndihmon jo vetëm fëmijën tuaj në rritjen dhe forcimin e kockave por edhe juve. Prandaj, nqs nuk jeni duke konsumuar ushqime të cilat janë të pasura me kalçium sugjerohet të konsumoni ato lloj vitaminash qe e permbajne.
7- Vitamina D

Disa studime kanë treguar se konsumimi i kësaj vitamine mund të ulë rrezikun e komplikacioneve të mundshme gjatë shtatzanise siç mund të jete diabeti gestacional apo lindja e parakohshme. Sugjerohet të konsumoni ushqime si salmoni, kërpudha portobelo ose më thjesht mund te bëni një shëtitje dhe të merni rrezet e diellit.

Keshille per marrjen e vitaminave prenatale

Nëse mund te keni probleme me stomakun nqs konsumoni këto vitamina atëherë mundohuni t’i merni ato gjatë pasdites me ushqim, pasi nuk duhet të harrojmë se çelësi për të pasur një zhvillim të mirë të fëmijës është konsumimi i ushqimeve të shëndetshme si dhe një dietë e balancuar.

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *