Oraret gjatë ditës/natës së gjumit tek fëmijët 9 muajsh

Ende vazhdojmë me 14 orë gjumë në harkun kohor të 24 orëve nga të cilat 2-3 orë janë dremitje gjatë ditës. Kohëzgjatja e qëndrimit zgjuar të fëmijës shkon nga 2.5-3.5 orë mes cikleve të gjumit në këtë moshë.

Nëse fëmija është duke pësuar regres gjumi, mos harroni se është e përkohshme nëna! Dhe mos hiqni dorë nga ndjekja strikte e orareve të gjumit gjatë ditës dhe orarit të vendosjes në shtrat në mbrëmje.

Skema e përpiktë e orarevë të gjumit tek bebet 9 muajshe

  1. Koha e zgjimit ora 6:30
  2. Dremitja e parë ndodh 3 orë pas zgjimit dhe zgjat 1.5 orë. Orari të jetë 09:30-11:00.
  3. Dremitja e dytë ndodh 3.5 orë pas zgjimit dhe zgjat mesatarisht 1.5 orë. Orari mund të jetë 14:15-3:45.
  4. Bëhemi gati për shtrat në orën 18:15.
  5. Shtrihemi në orën 19:00, 3.5 orë nga zgjimi.

Fakte rreth gjumit të fëmijës në muajin 9 të jetës

Nuk jeni e vetmja nënë që në momentin që po flasim fëmija i saj është duke qëndruar ulur, duke u ngritur, rrotulluar në shtrat ndërsa duhet të ishte tashmë në gjumë. Në këtë moment nuk duhet të ndërhyni për të prishur sistemin e gjumit por duhet t’i jepni fëmijës mundësinë të eksplorojë si edhe të mësojë aftësi të reja. Ndërkaq përpiquni ta riqetësoni c’do 10 minuta derisa ta zërë gjumi.

Facebook Comments

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *