Si duhet të jetë skema e orareve të gjumit së fëmijës 6 muajsh?

Një fëmijë 6 muajsh fle mesatarsht 14 orë gjithsej përgjatë 24 orëve, nga të cilat 2.5/3 orë janë dremitje gjatë ditës. Edhe pse fëmija duket se mund të rezistojë më tepër nga një dremitje në tjetrën ende nuk është momenti të kaloni në 2 të tilla. Jo deri në muajin 8/9 të jetës.

Cfarë ndodh nëse reduktojmë dremitjet?

Cilësia e gjumit të natës mund të bjerë, prandaj duhet patjetër të favorizoni dremitjet gjatë ditës. Në këtë fazë nuk ka asgjë të keqe të ndihmoni fëmijën të bjerë në gjumë duke qënë se mbilodhja mund ta bëjë atë edhe më keq.

Si duhet të jetë skema e orareve të gjumit së fëmijës 6 muajsh?

  1. Koha e zgjimit në mëngjes. 06:30
  2. Dremitja e parë ndodh 2.5 orë nga zgjimi dhe zgjat 1.5 orë. Pra orari mund të jetë 08:45-10:00.
  3. Dremitja e dytë ndodh 2.5 orë nga zgjimi dhe zgjat po 1.5 orë. Orari mund të jetë 12:30-13:45.
  4. Dremitja e fundit e ditës zgjat 30 minuta dhe ndodh 2.5 orë nga zgjimi. Orari duhet të jetë 16:15-16:45.
  5. Rutina fillon në orën 18:30 dhe koha e gjumit është 19:15.

Këshilla për të vendosur në gjumë një fëmijë 6 muajshe

Fëmija 6 muajsh ka nevojë për 3 dremitje gjatë ditës. Nëse është e vështirë që fëmija të bëjë dremitjen e tretë merrni në konsideratë zgjatjen e kohës së qëndrimit zgjuar me 15 minuta.

Fakte rreth gjumit në muajin e 6 të jetës

Në këtë muaj zyrtarisht fëmija është në gjendje të flejë pa ndihmën tuaj. Që do të thotë pa tundje, gjirin apo c’do lloj vesi që mund të ketë. Nëse deri tani fëmija ka pasur një nga këto vese është momenti të ndryshoni duke qënë se kjo do të zgjasë dhe konsolidojë gjumin e fëmijës.

Femija ka probleme me gjumin? Komentoni poshte postit dhe ju kthejme pergjigje.

Facebook Comments

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *