Skema ideale e orareve të gjumit së fëmijës 7 muajsh

Në muajin e 7 të jetës fëmija vazhdon të flejë rreth 14 orë në ditë nga të cilat 2.5-3 orë janë dremitje.  Dremitja e tretë mund të hiqet rreth muajit 8-9 të jetës.

Si duhet të jetë skema e orareve të gjumit së fëmijës 7 muajsh?

  1. Në orën 07:00 zgjimi i mëngjesit.
  2. Dremitja e parë 2.5 orë nga zgjimi dhe zgjat 1 orë. Orari mund të jetë 09:15-10:15.
  3. Dremitja e dytë mund të jetë 2.5 orë nga zgjimi dhe zgjat 1 orë. Orari mesatar mund të jetë 12:45-13:45.
  4. Dremitja e tretë dhe e fundit e ditës ndodh po 2.5 orë nga zgjimi dhe zgjat vetëm 30 minuta.
  5. Bëhemi gati për gjumë në orën 19:00 dhe jemi në shtrat përreth orës 19:30. 2.5 orë nga zgjimi.

Nëse dremitjen e tretë e keni hequr tashmë do t’ju këshillonim të afronit kohën e gjumit të mbrëmjes në mënyrë që fëmija të mos mbilodhet dhe për pasojë ta ketë të vështirë të bjerë në gjumë.

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *