Dhëmbët e parë te bebes, kur dalin?

Dhëmbi i parë mund të shfaqet kur fëmija juaj është 6-10 muajsh. Por ka edhe raste qe mund të shfaqet kur fëmija është 3 muajsh apo dhe raste kur ju duhet të prisni 1 vit ose më shumë. Gjithashtu ndodh shumë rrallë që fëmija të lindë me dhëmbe. Fillimisht shfaqen dy dhëmbët e mesit në pjesën e poshtme të nofullës, me pas dy dhëmbet e mesit të pjesës të sipërme dhe kështu me rradhë duke vazhduar me ato anësore. Ato mund të shfaqen një nga një ose mund të dalin disa në të njëjtin moment. Dhëmbi i fundit shfaqet kur fëmija është 2 vjeç ose pak më shumë ndërsa kur fëmija është 3 vjeç duhet të ketë 20 dhëmbë të cilat nuk duhet të bien deri në momentin që dhëmbët e përhershme nuk janë gati për të dalë akoma, kjo ndodh rreth moshës 6 vjeçare.

Ja cilat janë disa nga shënjat të cilat tregojnë se fëmijës tuaj janë duke i dalë dhëmbët:

1- Kur shfaq acarim apo nervozizëm
2- Kur jargëzohet dhe kjo muns të shkaktojë edhe skuqje të lekurës
3- Kur mishi i dhëmbëve bëhet me i ndjeshëm dhe enjtet
4- Refuzon ushqimin
5- Probleme me gjumin

Nëse kjo shoqërohet me temperaturë apo me simptoma të tjera si të vjella, diarre konsultohuni menjëherë me mjekun.

Ja çfarë mund të bëni ju për ta ndihmuar fëmijën të ndihet më mire:

1- Jepini diçka për t’u pertypur si psh një kompresë të ftohtë të cilën ju më përpara e keni lënë në frigorifer
2- Mund të përdorni gishtin tuaj duke e lëvizur butësisht në pjesën e mishrave të dhëmbëve, pasi ndihmon në reduktimin e dhimbjes.
3- Ushqejeni me ushqime të ftohta si psh kosi pasi e qetëson.

Nëse fëmija juaj është të paktën 6 muajsh ju mund të përdorni qetësues për dhimbjen vetëm nëse të gjitha metodat e tjera nuk kanë dhënë rezultat dhe gjithmoë pasi të konsultoheni me mjekun.
Nuk këshillohet përdorimi i aspirinës pasi siç e kemi shpjeguar edhe në artikuj të tjerë mund të shkaktojë sindromen Reye’s si dhe përdorimi i medikamenteve të cilat përmbajnë Benzocaine pasi mund të ulë ndjeshëm furnizimin e gjakut me okisgjen.

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *