Infeksionet e veshit tek femijet, cfare duhet te dine prinderit?

Infeksioni i veshit tek fëmijët konsiderohet si diçka e zakonshme që mund ti ndodhë çdo fëmije pas një të ftohure apo gripi. Shënjat e këtij infeksioni mund të jene shfaqja e nervozizmit nga fëmija, temperaturë apo humbje oreksi.
Gjithashtu ky lloj infeksioni quhet edhe Otitis Media dhe i referohet një inflamacioni apo infeksioni të veshit të mesëm i cili formohet nga disa baktere të cilat shumohen në vënde të errëta, në këtë rast një pjesë e lëngjeve qëndrojnë të bllokuara pas daulles të veshit duke infektuar dhe enjtur veshin e mesëm e si pasojë do shkaktojë dhimbje dhe temperaturë te fëmija juaj.

Ja disa simptoma të cilat do ju bëjnë të kuptoni nëse fëmija juaj ka infeksion të veshit:
1- Kur fëmija juaj fillon të grindet dhe të qajë më shumë se zakonisht si dhe ka temperaturë
2- Kur tërheq apo prek veshin. Kjo mund të ndodhë edhe në situata normale por gjithsesi nëse nuk ka simptoma të tjera dhe ne dukje është mirë mos u shqetësoni
3- Kur ka humbje të oreksit pra, nuk pranon dhe refuzon ushqimin e gjirit apo beberonin. Kjo ndodh pasi infeksioni i veshit shkakton vështirësi në gëlltitje
4- Rrjedhje të një lëngu me ngjyrë të verdhë ose të bardhë veshi
5- Ju mund të ndieni një arome të pakëndshme nga pjesa e veshit të fëmijës
6- Vështirësi në të fjetur, pasi në momentin kur fëmija shtrihet dhimbja e veshit mund të rritet dhe si pasojë dobe pengojë të flerë.
7- Gjithashtu përveç simptomave të mësipërme fëmija juaj mund të ndiejë dhimbje koke
8- Vështirësi në dëgjimin e tingujve
9- Paqëndrueshmëri në ruajtjen e ekuilibrit

Ja disa këshilla si mund të trajtohet infeksioni i veshit:
Trajtimi i këtij infeksioni varet se sa serioz mund të jetë si dhe nga mosha e fëmijës. Për fëmijët të cilët janë 6 muajsh apo më pak si dhe për fëmijët që kanë infeksion të rëndë këshillohet përdorimi i antibiotikëve. Ndërsa përsa i përket rasteve të tjera sugjerohet që të prisni për një periudhë kohore prej 3 ditësh pasi në shumicën e rasteve infeksioni i veshit largohet dhe pastrohet vetë pa pasur nevojë për të përdorur antibiotikë pasi sipas disa mjekëve përdorimi i antibiotikëvë mund të vrasë bakteret e mira qe ndodhen në organizmin e fëmijës. Gjithashtu ju mund të përdorni edhe medikamente si ibuprofeni vetëm në rastet kur fëmija është mbi 6 muajsh, si dhe mund të vendosni kompresa me ujë të ngrohte.

Akademia Amerikane e Pediatërve rekomandon përdorimin e antibiotikëve për:
1- Fëmijët të cilët janë 6 muajsh ose më pak, pasi sistemi i tyre imunitar nuk është forcuar akoma dhe si pasojë janë më të ekspozuar ndaj këtyre komplikacioneve
2- Fëmijët nga 6 muaj e lart të cilët kanë simptoma të renda si temperature mbi 39.5 apo dhimbje të forta të veshit për më shume se 48 ore
3- Fëmijët nga 6 deri në 24 muaj të cilëve infeksioni u ka prekur të dy veshët

Disa këshilla si mund ta parandaloni infeksionin e veshit te fëmija:
1- Ushqeheni fëmijën me gji për të pakten 6 muaj pasi qumështi i gjirit prodhon antitrupa të cilët luftojnë infeksionin e veshit
2- Në momentin kur jeni duke e ushqyer fëmijën pjesen e kokës mbajani pak më lart se pjesa e trupit
3- Mundohuni të përdorni sa më pak çuçot
4- Lajini duart tuaj dhe të fëmijëve sa më shpesh si dhe mbajini larg personave të cilët vuajnë nga probleme respiratore
5- Mundohuni të mos konsumoni duhan, pasi sipas një studimi fëmijët, prindërit e të cilëve konsumojnë duhan janë më të prirur për tu prekur nga infeksioni i veshit
6- Vaksinoni fëmijët tuaj në momentin e duhur.

Facebook Comments

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *