Si të kujdeseni për veshët e vogëlushit tuaj?

Mbajtja pastër e veshëve të fëmijës tuaj është shumë e rëndësishme. Ju mund të pastroni pjesën e jashtme të veshit si dhe lëkurën përreth me një copë pambuku ose me ujë të ngrohtë. Nëse shikoni se veshi i vogëlushit tuaj ka zënë dyllë ju nuk duhet ta pastroni atë ne brendesi me asnjë lloj mjeti pasi mund t’i shkaktojë dëmtime të rënda, thjesht duhet ta lini ashtu siç është pasi dylli i veshit konsiderohet si i shëndetshëm për fëmijën tuaj pasi i mbron veshin, e lubrifikon atë madje ka dhe veti anti bakteriale.
Në rastet kur ju duhet të përdorni ilaç me pika për të hequr dyllin nga veshët e vogëlushit tuaj ju duhet të ndiqni hapat e mëposhtëm
1- Shtriheni fëmijën në pozicionin ku duhet ta ketë lart veshin që do i pastroni
2- Më pas bulën e veshit duhet ta lëvizni lart e poshtë me qëllim hapjen e kanaleve
3- Hidhni disa pika nga ilaçi i veshit ( ose sasinë e rekomanduar nga mjeku)
4- Mbajeni fëmijën në pozicionin fillestar për rreth 10 minuta
5- Më pas rrotullojeni nga ana tjetër me qëllim që t’i kullojnë pikat që i hodhët në vesh. Për këtë duhet të përdorni një pëlhurë të hollë.
Duhet të theksojmë se në çdo rast duhet të këshilloheni me pediatrin në lidhje me përdorimin e ilaçit të veshëve.

Por shumë nëna pyesin se çfarë e shkakton dyllin e veshit tek fëmija?
1- Pastrimi i veshëve me kunjat e pambukta ne brendesi, jo vetëm që nuk e pastron dyllin por e ngjeshin atë akoma edhe më shumë në brëndësi të veshit.
2- E njëjta gjë ndodh edhe nëse fëmija mundohet ta pastrojë me gisht
3- Ndërsa tek fëmijët në moshë pak më të madhe mund të ndikojë edhe përdorimi i kufjeve

Gjithsesi dylli i veshëve nuk është i dëmshëm, ai ka edhe disa veti pozitive si psh mbron daullen e veshit dhe kanalin e saj duke e mbajtur të thatë dhe duke mos lejuar mikrobet e ndryshme të shkaktojnë infeksion apo dëmtime të tjera.

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *