Mushkonjat nje problem i sezonit. Si t’i mbani larg ne menyre natyrale?

Mushkonjat janë shumë të vogla por mund të shkaktojnë shumë sëmundje fatale si psh malarje, ethe tropikale, apo ethet e verdha qe është një virus tropikal që prek mëlçinë dhe veshkat.

Më poshtë do ju tregojmë disa mënyra natyrale se si ju mund ti largoni mushkonjat


1- Përdorni në shtëpi një lloj kristaline aromatike e cila quhet Camphor. Ajo çka duhet të bëni është që të mbyllni të gjitha dyert dhe më pas të ndizni Camphorin dhe pas 30 minutash do të vini re se nuk do të ketë asnjë mushkonjë rreth jush.
2- Merni disa thelpinj hudhre dhe i vendosni për t’i zier, më pas lëngun vendoseni në një shishe në formë spraji dhe me të spërkatni dhomën, shume shpejt nuk do të ketë asnje mushkonjë në dhomën tuaj.
3- Vaji i livandos i largon mushkonjat pasi ato nuk e durojnë dot këtë lloj arome, gjithashtu ju mund të lyeni edhe trupin tuaj për ti mbajtur ato sa më larg.
4- Përdorni vaj menteje ose aromë menteje pasi mushkonjat ashtu si dhe me aromen e livandos nuk e durojnë dot.
5- Vendosni një gotë me birre ose dhe një pije tjeter alkolike ne dhomën tuaj dhe do të shihni se si mushkonjat do të largohen pasi nuk e durojnë dot aromën e alkolit.
6- Gjethet e borzilokut mund të ndihmojnë gjithashtu në largimin e mushkonjave.
7- Në një ene vendosni kuba te vegjël akulli, mushkonjat gradualisht do të afrohen atje dhe do të ngordhin.

Po femijen si mund ta mbroni nga mushkonjat?

Ne treg ekzistojne sprai, krem apo roll on me perberje natyrale enkas per femijet. Ato mund te perdoren si nje krem i zakonshem por efekti eshte me teper se hidratues apo freskues (ne rastin e sprait).

Porosit tani:

Prize ekologjike me efekt maksimal mbrojtes ndaj mushkonjave qe nuk perben asnje rrezik per beben. I largon insektet nga dhoma/karroca nepermjet ultratingujve.

Facebook Comments

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *