Pse fëmijët tremben në gjumë?

Është diçka mjaft e zakonshme që fëmijët të shfaqin probleme me gjumin të cilat mund të shfaqen në formen e maktheve. Kur kjo të ndodhë ju thjesht duhet t’i qëndroni pranë vogëlushit tuaj që të mos lejoni ta lëndojë veten dhe duhet të mundoheni ta qetësoni. Këshillohet të mos e thërrisni në emër dhe të mos e zgjoni nga gjumi pasi mund të shfaqë shënja agresiviteti.

Perse ndodh?

Dihet se imagjinata e fëmijës me kalimin e kohës zhvillohet akoma e më shumë prandaj ata mund të shikojnë ëndrra të këqija. Ju duhet të qëndroni me ta derisa t’i zërë gjumi sërish.
Një nga shkaqet që mund të shkaktojë këto probleme është se fëmija juaj mund të jetë i sëmurë si psh mund të ketë dhimbje veshi apo temperaturë. Gjithashtu një shkak tjetër ka të bëjë me orarin e vendosjes në gjumë pra ju duhet të siguroheni nëse fëmija juaj është duke fjetur mjaftueshëm, kjo do të thotë se duhet te kete edhe dremitje të vogla shume të nevojshme gjatë ditës si dhe vendosja në gjumë ne darke duhet bere në një orar të përshtatshëm.

Facebook Comments

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *