Cfare duhet realisht te dime ne lidhje me kapsllëkun tek fëmijët?

Kapsllëku ndodh kur fëmija juaj ka probleme me lëvizjen e zorrëve(defekimin).

Më poshtë do përmëndim disa nga shënjat e kapsllëkut
1- Defekim të rralle psh kur foshnjës tuaj nuk i ndodh për tre ditë
2- Vështirësi në kryerjen e defekimit ose defekim i thatë
3- Kur foshnja mundohet më shumë se 10 minuta por përsëri ka vështirësi

Ekzistojnë disa faktorë të cilat ndikojnë në defekimin e foshnjës tuaj si psh ushqimi se çfarë ha, çfarë pi, sa aktiv është apo sa shpejt e tret ushqimin pra mund të defekoje menjëhere pas konsumimit të ushqimit ose edhe pas një dite.
Vogëlushët të cilët ushqehen me qumësht gjiri janë më të mbrojtur nga kapsllëku pasi qumështi i gjirit balancon yndyrën me proteinën e cila ndihmon në kryerjen e defekimit me lehtësi edhe pse mund të ketë disa ditë pa e kryer.

Ja çfarë e shkakton atë
1- Konsumimi i ushqimeve të ngurta të cilat nuk janë të pasura me fibra
2- Duhet të tregoheni të kujdesshëm në përdorimin e qumështit të formulës dhe të merni edhe mendimin e mjekut në lidhje me llojin e qumështit që ju duhet të përdorni
3- Dehidratimi i trupit të fëmijës tuaj
4- Ndërprerja e ushqyerjes me qumësht gjiri mund të çojë në dehidratim dhe si pasojë në kapsllëk.
5- Gjithashtu kapsllëku mund të shkaktohet edhe nga arsye shëndetësore si psh nga problemet me gjëndrat tiroide apo nga botulizmi
Ja disa mënyra si mund ta trajtoni në shtëpi
1- Nëse fëmija juaj ka filluar të dcë këmbadorazi ju duhet ta inkurajoni që të bëjë disa xhiro rreth dhomës, ndërsa nëse nuk ka filluar akoma të ecë këmbadorazi mundohuni ju tia lëvizni këmbet. Psh shtrijeni në kurriz dhe ja lëvizni këmbet sikur po pedalon një biçikletë.
2- I bëni masazh zonës përreth belit
3- Nëse fëmija juaj ka arritur moshën e duhur për të konsumuar ushqime të thata ne këshillojmë përdorimin e ushqimeve të pasura me fibra si psh bizelet, pureja e kumbullës ose kajsitë
Gjithsesi duhet të lajmëroni mjekun në rastet kur vogëlushi juaj është më pak se 4 muaj dhe ka shumë vështirësi për të defekuar dhe nuk i ka ndodhur për një periudhe kohore prej 24 orësh ( nëse nuk i ka ndodhur herë tjetër)
Gjithashtu duhet të lajmëroni mjekun kur fëmija juaj j çfarëdo lloj moshe:
1- Nuk ka oreks
2- Është duke humbur peshë
3- Ka të vjella
4- Ka njolla gjaku te jashtëqitja
5- Ka fryrje te zona e barkut

Facebook Comments

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *