Cfare duhet te dime rreth kerthizes se bebeve?

Të gjithë fëmijët lindin me kordonin e kërthizës i cili duke qënë i lidhur me plaçentën bën të mundur që vogëlushi të mbushet me oksigjen si dhe të marë lëndët ushqyese të nevojshme. Menjëherë pas lindjes së fëmijës ky kordon pritet dhe lihen vetëm disa centimetra, e cila do të thahet duke formuar një kore dhe pasi korja të bjerë do të dalë në pah ajo të cilën ne e quajmë kërthizë. Prerja e kordonit është një proçedurë e cila nuk shkakton dhimbje tek fëmija por gjithsesi duhet treguar kujdes maksimal nga mjekët gjatë prerjes së tij për të evituar gjakderdhjen e tepërt.

Pas kësaj mënyra më e mirë për t’u kujdesur për kërthizën e vogëlushit tuaj është që zonën përreth saj ta mbani të thatë dhe të pastër deri në momentin që t’i bjerë korja.
1- Në momentin kur vini re se pjesa e kërthizës i është lagur ju duhet ta thani atë menjëherë me një copë pambuku të pastër
2- Pjesën e sipërme të bebelinës duhet ta palosni poshtë me qëllim që të mos prekë pjesën e kërthizës
3- Fëmijës duhet ti vishni rroba sa më të rehatshme apo të lirshme prej pambuku

Përsa i përket kryerjes së banjos këshillohet që të evitohet larja me ujë të rrjedhshëm por në vend të kësaj ju mund ta pastroni vogëlushin tuaj me nje sfungjer me ujë kryesisht tek zona e qafës, krahëve. Praktikisht kudo përveç zonës të barkut duke evituar lagien e kërthizës.
Korja e kordonit të kërthizës fillon të bjerë që prej javës të parë të lindjes deri në javën e tretë. Nqs kjo nuk ndodh pas javës të tretë ju duhet të konsultoheni me një mjek për të parë nëse ka ndonjë problem fëmija.

Më poshtë do ju rendisim disa prej komplikacioneve që mund të ketë fëmija juaj gjatë kësaj periudhe
1- Nganjëherë, kur pjesa e kërthizës është pak e ngritur apo e dalë ndodh që fëmija të ketë hernie kërthizore. Por gjithsesi për të dhënë një diagnozë përfundimtare nevojitet mendimi i mjekut. Në shumicën e rasteve kjo lloj hernieje nuk shkakton dhimbje apo probleme.
2- Përpara se korja e kordonit të kërthizës të bjerë ju duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm nëse vini re se ajo është qelbëzuar, bie erë të keqe apo ka gjakderdhje pasi këto mund të jenë shënja të një infeksioni të rëndë i rrezikshëm për jetën. Ky lloj infeksioni quhet omphalitis dhe duhet mjekuar menjëherë sapo shfaqet.
3- Disa javë pas rënies së kores, mund të shfaqet tek kërthiza e fëmijës, një lloj gunge e kuqe ( pa dhimbje) e cila quhet Granuloma. Edhe në këtë rast do të jetë mjeku ai i cili do të vendosë nëse kurohet dhe mënyrën se si do ta bëjë.

Facebook Comments

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *