Fëmijët të cilët lindin pa flokë ( tullacë)

Fëmijët të cilët lindin pa flokë ( tullacë)

Përpara se të sillni në jetë fëmijën tuaj ju keni në mendje shumë pyetje dhe jeni shumë kurioze të dini se çfarë pamjeje do të ketë apo se kujt do ti ngjajë. Menjëherë pas lindjes ju filloni të bëni ato ekzaminimet e para duke parë gishtat e vegjël, fytyrën dhe sigurisht edhe flokët ( nëse ka). Por kjo është një situatë shumë normale ku ju nuk duhet të shqetësoheni pasi ka shumë fëmijë të cilët lindin tullacë dhe kjo situatë rregullohet gradualisht.

A i humbin fëmijët flokët? Çfarë ndodh me to?
Përgjigjia e kësaj pyetjeje është PO! Ndodh që gjatë shtatzanisë disa hormone të kalojnë plaçentën dhe më pas të qarkullojnë brënda trupit të vogëlushit tuaj, pas lindjes niveli i këtyre hormoneve fillon të bjerë dhe menjëherë pas kësaj ju do të vini re se nëse vogëlushi juaj ka lindur me flokë ato do të fillojnë të bien, kryesisht në muajin e dytë deri në atë të gjashtin.. Prandaj ju nuk duhet të trembeni nëse shikoni flokë të tij nëpër dyshek apo në vendet ku ai qëndron, në rastet kur ai qëndron për shumë kohë i shtrirë në kurriz ju do të vini re se pjesa e pasme e flokëve do të ketë rënë. Gjithsesi deri sa fëmija juaj të ketë mbushur 1 vit flokët e reja do të kenë dalë plotësisht të cilat mund të jenë pak më të çelura në ngjyrë se ato që mund të ketë pasur menjëherë pas lindjes.
Nëse pas muajit të 6 ju vini re se flokët vazhdojnë të bien si dje pas vitit të dyte të lindjes ju vini re se fëmijës nuk po i dalin akoma flokët ju duhet të konsultoheni patjetër me një mjek pasi ekziston mundësia që fëmija të jetë tullac.
Në disa raste të veçanta, fëmijës pas javës të parë të lindjes deri në disa muaj ose rastet më të gjata deri në një vit, mund ti shfaqen disa shënja të kuqe në kokë të cilat janë të thata dhe kanë formën e zbokthit. Ju nuk duhet të shqetësoheni pasi ato nuk i krijojnë shqetësime vogëlushit tuaj si dhe nuk janë ngjitëse. Rekomandohet masazhi i lehtë me vaj ulliri, pasi shumica e fëmijëve ka reaguar pozitivisht ndaj këtij produkti. Por, nëse shikoni se kjo shënjë nuk ka asnjë përmirësim apo po zmadhohet ju duhet të konsultoheni me mjekun për tju rekomanduar një mjekim të përshtatshëm.
Produktet e kujdesit të higjienës të fëmijës tuaj
Ju duhet të tregoni shumë kujdes në lidhje me produktet që i përdorni fëmijës tuaj, e themi këtë pasi fëmija ka lëkurë shumë delikate dhe këshillohet përdorimi i shampove , sapunëve apo detergjentëve të cilat janë pa parfum, sa më natyrale, të buta të cilat nuk e irritojnë lëkurën. Akademia amerikane e pediatrisë këshillon që fëmijën duhet ta lani disa herë në javë pra, jo çdo ditë pasi nuk behet shumë pis, përveç zonës të bebelinës.

Facebook Comments

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *