Si të identifikoni dhe të pastroni kanalet e bllokuara të qumështit gjatë gjidhënies?

Gjatë gjidhënies përveç momenteve të bukura që përjetoni mund të ndodhë që të hasni edhe të papritura, si psh në një moment të caktuar të vini re se në pjesën e gjoksit ju është formuar një gungë e fortë e cila ju shkakton dhimbje. Kjo mund të jetë thjesht një bllokim i kanaleve të qumështit. Në këtë rast nuk duhet të shqetësoheni menjëherë pasi ekziston mundësia për ta pastruar vetë në kushte shtëpie dhe për tu kthyer në normalitet.

Cilat janë simptomat
1- Shfaqja e një gunge tek pjesa e gjoksit
2- Dhimbje dhe enjtje përreth saj
3- Parehati gjatë ose pas gjidhënies
4- Shfaqja e disa flluskave tek zona e thithave
5- Reduktimi i sasise të qumështit
6- Lëvizja e gungës në zona te tjera të gjoksit

Këto lloj simptomash nuk duhen anashkaluar por duhen trajtuar në kohën e duhur pasi mund të shkaktojnë dhe një lloj infeksioni të quajtur mastitis, ky lloj infeksioni prek 1 në 10 gra të cilat janë në gjidhënie, pandaj nëse e keni kaluar njëherë me shumë gjasa do e kaloni sërish. Simptomat e të cilit mund të shfaqen papritur si psh

1- Temperaturë 38.3 gradë celcius ose me më të lartë
2- Simptoma gripi
3- Dhimbje trupi
4- Enjtje të gjoksit
5- Djegie gjatë gjidhënies
6- Skuqje të lëkurës

Infeksioni i Mastitit krijohet në rastet kur gjoksi nuk thahet apo pastrohet plotësisht nga qumështi
Si psh kur vogëlushi juaj pi qumësht vetëm nga njëra anë e gjoksit ndërsa tek ana tjetër jo.

Disa nga mënyrat të cilat ju mund ta trajtoni mastitin janë:
1- Këshillohet ta masazhoni pjesën e gjoksit sidomos në momentin që jeni duke ushqyer vogëlushin
2- Filloni të ushqeni vogëlushin tuaj me gjoksin që ju dhemb
3- Vendoseni gjoksin ne ujë të ngrohtë duke i bërë masazh të vazhdueshëm
4- Provoni pozicione të ndryshme të gjidhënies, si psh mund të lëvizni duke berë ecje
5- Vendosni kompresë me ujë të ngrohte para gjidhënies dhe kompresë të ftohtë pas gjidhënies.
6- Evitoni veshjen e bluzave të ngushta të cilat do ju sillnin shume parehati

Nëse nuk do të keni përmirësime atëherë do të lindë nevoja për të konsumuar antibiotikë të cilat përdoren për një periudhë 10 ditore, gjithmonë pas konsultimit me mjekun.

Facebook Comments

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *