A mund të shkaktojë lëngu i frutave diarre tek fëmijët?

Konsumimi i tepruar i lëngut të frutave mund të shkaktojë diarre tek fëmijët pasi shumica e lëngjeve përmbajnë një lloj sheqeri të quajtur sorbitol i cili është shumë i vështire për tu tretur (molla, dardha,pjeshka,lëngu i qershisë).

Ekzistenca e nivelit të lartë të sorbitolit bëhet shkaktar që uji nga sistemi i qarkullimit të gjakut të shkojë në zorrë dhe kështu të krijojë mundësinë për një defekim të lirshëm. Në këtë rast mund të përmëndim lëngun e kumbullës që ndihmon në parandalimin e kapsllëkut.
Akademia Amerikane e Pediatërve rekomandon përdorimin sa më të pakët të lëngut të frutave te fëmijët pasi jo vetëm që mund të shkaktojë ngërçe në stomak por mund të largojë oreksin e fëmijëve si dhe të prishë dhëmbët. (Sugjerohet që lëngun e frutave ta holloni pak përpara përdorimit).

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *