Disa mënyra të cilat do ju ndihmojnë që të luftoni zbokthin

Zbokthi është i pranishëm tek 50% e njerëzve dhe mund të shkaktohet pasi disa persona mund ta kenë lëkurën e thatë, nga produktet e flokëve që mund të mos jenë të përshtatshmet për lëkurën e tyre ose nga disa lloje kërpudhash të cilat mund të jenë duke u zhvilluar në skalpin e tyre. Më poshtë do ju sugjerojmë disa metoda se si mund ta luftoni zbokthin.

Si duhet te veproni?

1- Përdorimi i vajit të pemës së çajit është i këshillueshëm pasi ka përbërës anti mikrobialë dhe anti inflamatorë të cilat luftojnë zbokthin
2- Vaji i kokosit ka veti anti mikrobialë të cilat stimulojnë hidratimin e lëkurës dhe gjithashtu luftojnë kundër ekzemës dhe zbokthit
3- Aloe Vera gjithashtu ka veti anti bakteriale dhe anti këpudhore e cila redukton inflamacionin dhe zvogëlon përhapjen e zbokthit
4- Niveli i stresit dobëson sistemin imunitar duke zvogëluar aftësitë që ka trupi i njeriut për të luftuar infeksionet të cilat shkaktojnë zbokthin. Kështu që sa më pak stres!!
5- Uthulla e mollës ndihmon në largimin e qelizave të vdekura të skalpit të kokës, si dhe balancon nivelin e pehashit ph në skalp. Gjithashtu uthulla e mollës parandalon krijimin e një lloj infeksioni kërpudhor.
6- Aspirina përmban acid Salicylic e cila gjendet në përbërjen e shampove të cilat përdoren kundra zbokthit. Ky lloj acidi është treguar mjaft efektiv në trajtimin e një lloj dermatiti të quajtur seborrhoeic dermatit.
7- Konsumoni ushqime të cilat përmbajnë Omega-3, pasi kjo lloj vitamine hidraton lëkurën, lufton inflamacionin, forcon zemrën si dhe sistemin imunitar. Mungesa e kësaj vitamine shkakton tharje të lëkurës,tharje të flokëve si dhe shkakton zbokth.
8- Këshillohet edhe përdorimi i sodës të bukës pasi ka veti anti fungiale (kërpudhore) dhe ndihmon në qetësimin e lëkurës të kokes e cila është e irrituar dhe ka kruajtje

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *