Impakti i lindjes cezariane tek gjidhënia, guidë dhe këshilla për gjithë nënat e reja

Nisur nga fakti që operacioni cezarian është një ndërhyrje kirurgjikale, normalisht shoqërohet edhe me sfida për nënën e re. dhe një ndikim mund të vihet re edhe në gjidhënie por kujdes! Kjo nuk nënkupton se një nënë që sjell në jetë fëmijën jo në mënyrë natyrale nuk mund të ushqejë me gji, përkundrazi.

Në cfarë mënyre lindja cezariane ndikon në ushqyerjen me gji dhe shtimin e qumështit?

Duke marrë parasysh anestezinë që është përdour gjatë operacionit, ju dhe fëmija mund të jeni pak larg njëri tjetrit fillimisht pas lindjes. Nëse është përdorur anestezi totale, vendosja në gji mund të ndodhë pasi ju të përmendeni.

Nëse lindja ka ndodhur me epidural apo spinale gjidhënia mund të fillojë që në momentet e para pas lindjes. Ndërsa jeni ende në sallën e operacionit.

Dhimbja e plagës mund të shkaktojë parehati

Një zgjidhje në këtë rast do të ishte ushqyerja e fëmijës shtrirë ndërsa qëndroni në pozicion anësor. Nëse mund të qëndroni ulur jastëku i gjidhënies do të jetë ndihmë e madhe duke qënë se do të mbajë jo vetëm peshën e fëmijës por do të mbrojë edhe plagën.

Medikamentet qetësuese mund të vendosin në gjumë fëmijën

Pas lindjes me operacion cezarian do të përdoren medikamente qetësuese. Disa nga këto medikamente do të jenë të sigurta të përdoren gjatë gjidhënies por pavarësisht kësaj fëmija mund të jetë i përgjumur dhe normalisht edhe gjidhënia do të behët më e rrallë.

Një operacion cezarian mund të ndikojë edhe në prodhimin e qumështit të gjirit

Në këtë rast prodhimi mund të fillojë me vonëse krahasuar me lindjen vaginale. Në këtë rast duhet të vendosni sa më shpesh të jetë e mundur fëmijën të thithë në mënyrë që gjiri të marrë stimuj.

Një stimul mund t’ja jepni edhe me pompë sidomos nëse do të qëndroni në dhoma të ndryshme me fëmijën. Në këtë rast këshillohet të pompon cdo 2-3 orë derisa të vendosni rregullisht fëmijën në gji.

Dy fjalë nga  Bota e Gruas

Një operacion cezarian do të shoqërohet nga disa vështirësi kur vjen puna tek gjidhënia e suksesshme. Mund të ndieni lodhje fizike dhe mendore por nëse është e vështirë nuk do të jetë patjetër e pamundur. Merrni kohë, pranoni ndihmë, menaxhoni dhimbjet duke kërkuar ndihmën e stafit mjekësor. Gjidhënia do të bëhet edhe më e thjeshtë në momentin që do të filloni të ndiheni më mirë. Pra gjidhënia pas lindjes me operacion është e vështirë ama nuk duhet të hiqni dorë, jo e pamundur!

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *