A është normale për fëmijën të dalë jashtë menjëherë pas ngrënies të ushqimit?

Sipas pediatres Tanya Altman, dalja jashtë menjëherë pas konsumimit të ushqimit është diçka mjaft e zakonshme sidomos tek ata fëmijë të cilët ushqehen me qumësht gjiri.

Nqs gjatë 3 javëve të para zorrët e tyre fillojnë të lëvizin atëhere mund të themi se kjo është një shënjë e mire pasi tregon se fëmija po ngopet me qumësht, ndërsa përsa i përket fëmijëve që ushqehen me qumësht formule lëvizja e zorrëve dhe dalja jashtë mund të ndodhë pak më rrallë por ka dhe raste kur ndodh pas çdo vakti.


Sidoqoftë, ekzistojnë edhe raste kur ju duhet të shqetësoheni si psh kur forma e jashtëqitjes së fëmijës tuaj ndryshon apo bëhet e ujshme. Kjo mund të tregojë ekzistencën e ndonjë infeksioni te fëmija juaj ose të kapsllëkut ne rastin kur fecet jane te forta.
Fëmijët të cilët dalin jashtë shpesh janë më të prirur për t’u prekur edhe nga infeksioni që krijohet tek zona e të pasmeve prandaj për ta parandaluar mund ta lyeni me krem si masë paraprake. Nqs zona ku vendoset bebelina nuk është e kuqe ju mund të përdorni nje krem normal dhe nqs është e kuqe mund të përdorni krem për bebelinën me përbërje oksid zinku.

Facebook Comments

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *