Skema e orareve të gjumit tek fëmijët në muajin e 5

Në këtë moshë fëmijët kanë nevojë për 14.5 orë gjumë total gjatë 24 orëve. Ndahen në 11-12 orë gjatë natës dhe 2.5-3.5 orë gjatë ditës. Mund të jenë rreth 3-4 dremitje në varësi të nevojës së fëmijës.

Në këtë fazë mund të vëreni se fëmija fillon të qëndrojë zgjuar për një periudhë 2-3 orëshe mes dremitjeve. Ju nuk duhet kurrësesi të lini që vogëlushi të lodhet më tepër nga sa duhet ndryshe gjumi nuk do të jetë cilësor.

Skema e orareve të gjumit për fëmijët 5 muajsh

  1. Zgjimi në orën 7.
  2. Dremitja e parë fillon 2 orë pasi është zgjuar dhe zgjat 1.5 orë. Orari 9:00-10:30.
  3. Dremitja e dytë fillon 2.5 orë pas zgjimit dhe zgjat 1.5 orë. Orari 12:45-14:15.
  4. Dremitja e tretë fillon 2.5 orë pas zgjimit dhe zgjat 30 minuta. Oraret 16:45-17:15.
  5. 19:00 fillon rutina e mbrëmjes.
  6. Ora 19:45 bëhemi gati për gjumë.

Tashmë është momenti të filloni t’i jepni mundësinë fëmijës të bjerë në gjumë pa ndihmën tuaj. Pra filloni të largoni veset dhe mos ju përgjigjni nevojës që ai ka për t’u tundur apo për t’u rikthyer në gji sa herë të zgjohet.

Nëse keni nevojë për një plan të personalizuar gjumi na shkruani në c’do kohë.

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *