Cilat janë pyetjet që c’do grua duhet t’i bëjë mjekut para së të ngelë shtatzanë?

Shtatzania e planifikuar do të ishte ideale për c’do cift. Duke qënë e tillë do të mund të kryhen në mënyrë paraprake edhe analizat e nevojshme prenatale. Mjeku do të vlerësojë historikun e problemeve shëndetësore dhe do të japë këshillat për një ecuri të mirë të shtatzanisë.

Dhe gjatë takimit me mjekun duhet patjetër të pyesni në lidhje me:

  • Sa kohë do të nevojitet për të ngelur shtatzanë?

Ai normalisht nuk do të parashikojë kohën ekzakte por mund të japë një mesatare që do t’ju duhet nisur nga mosha apo historiku shëndetësor. Kjo pyetje është e rëndësishme për të larguar c’do dyshim që mund të lindë pas tentativave pa sukses të muajve të parë.

  • Kur duhet të ndaloj së marri kontraceptivët?

Shpesh do të duhen disa muaj pas ndërprerjes së pilulave mbrojtëse për të arritur një shtatzani. Kjo duke qënë se rregullimi i ciklit kërkon kohën e vet, që mund të zgjasë në disa raste edhe me muaj të tërë.

  • Si do të ndikojë një problem i caktuar shëndetësor në arritjen e shtatzanisë?

Për shembull nëse vuani nga tiroidet, sindroma e ovaries policistike etj. Të gjitha shqetësimet që keni në lidhje me problemin duhet t’ja shprehni mjekut.

  • Si ndikon një medikament që merrni në fertilitet?

Disa medikamente të caktuara rrisin presionin e gjakut dhe madje në disa raste janë të dëmshme për fetusin. Prandaj mos hezitoni të tregoni mjekut ato ilace që jeni duke marrë.

  • A duhet të merren vitamina/suplemente të caktuara nga fillimi i shtatzanisë?

Acidi Folik është i rekomandueshëm të merret që para se të tentoni për një shtatzani. Ai arrin të minimizojë rreziqet e defekteve në tubin neural të fëmijës si edhe disa defekte të tjera të lindura.

  • Duhet patjetër të ndryshohet dieta dhe stili i jetës?

E dinit se të qënit mbi/nën peshë ndikon drejtpërsëdrejti në fertilitet? prandaj mjeku duhet të dijë peshën tuaj, zakonet që keni, veset, mënyrën si ushqeheni dhe t’ju udhëzojë nëse duhet apo jo të bëni ndryshime.

  • A duhet të vaksinohem?

Një problem shëndetësor në shtatzani mund të shkaktojë probleme tek ju ose fëmija prandaj është e rëndësishme që mjeku të dijë vaksinat që keni bërë dhe t’ju udhëzojë nëse duhet të bëni dicka shtesë.

  • A duhet të drejtohem në mjek tjetër?

Nëse konstatoni një problem të caktuar mos hezitoni të pyesni mjekun në lidhje me mundësinë për të kërkuar këshillë nga një tjetër ekspert i fushës.

  • Përse nuk po arrij të ngjiz një fëmijë?

Nëse tashme keni mbi 1 vit që jeni duke tentuar pa rezultat mos hezitoni të pyesni mjekun në lidhje me ekzaminimin e problemit që mund të keni. Nëse jeni mbi 35 vjec duhet të bëni bisedën pas 6 muajsh tentativa.

  • Si duhet të veproj pasi testi del pozitiv?

Në varësi të gjendjes tuaj ai do t’ju informojë si të veproni dhe kur është momenti i duhur të shkoni në takim. Disa mjekë presin pas konfirmimit të shtatzanisë që fetusi të shkojë disa javësh.

Jeni shtatzanë? Keni pyetje? Paqartësi? Na shkruani në zonën e komenteve për të marrë një përgjigje të menjëhershme.

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *