Probleme në shtatzani/Cfarë e shkakton forcimin e barkut përgjatë 9 muajve?

Forcimi i barkut në shtatzani mund të ndodhë shpesh dhe normalisht nuk konsiderohet situatë e rrezikshme. Megjithatë, ashtu si cd’o gjë tjetër edhe në këtë rast ka disa momente kur duhet të flisni me mjekun.

Forcimi i barkut në shtatzani, flet mjeku gjinekolog Davide Dealberti (mjek pranë spitalit Santi Antonio e Biagio në Aleksandri, Itali)

Mund të ndodhë gjatë 9 muajve të shtatzanisë me pak ndryshim midis tremujorëve.

Tremujori i parë

Zakonisht barku forcohet më tepër në tremujorët e fundit por nuk përjashtohet mundësia e verifikimit gjatë 3 muajve të parë. Krampet që shfaqen janë të ngjashme me ato të ciklit dhe shoqërojnë zakonisht edhe implantimin, pra vendosjen e embrionit në mitër. Konsiderohet situatë normale dhe nuk duhet të shqetësoheni përsa kohë nuk shfaqt shenja të tjera problematike.

Tremujori i dytë

Tashmë kjo situatë është më e shpeshtë, karakteristikë e dy tremujorëve të fundit. E rëndësishme është që krampet që shfaqen në këtë tremujor të mos ngatërrohen me ato të lindjes. Pasi në të vërtetë janë totalisht të ndryshme nga njëra-tjetra. Në këtë rast kontraksionet janë jo të rregullta.

Kur duhet të shqetësoheni?

Nëse forcimi i barkut shfaqet kryesisht në fund të ditës nuk duhet të shqetësoheni. Rekomandohet qëndrimi shtrirë për disa orë, pushim. Nëse forcimi dhe krampet shfaqen në fillim të ditës, duhet të flisni me mjekun. Në mënyrë urgjente sidomos nëse krampet shoqërohen edhe me rrjedhje gjaku me ngjyrë të errët. Kjo mund të jetë shenjë treguese të ndryshimit që pëson uterusi dhe afrimin e lindjes parakohe.

Si veprohet në rastet kur gruaja ka fryrje barku?

Mjeku është i vetmi që mund të këshillojë si procodohet. Mund të nevojitet qëndrimi shtrirë dhe marrja e magnezit në disa raste. Nuk rekomandohet marrja e medikamenteve pa recetë mjekësore. Nuk këshillohet masazhimi i zonës ku ndieni parehati dhe fryrje/kontraksione. Kjo pasi uterusi është një muskul si gjithë të tjerët dhe normalisht reagon ndaj stimujve.

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *