Pyetje dhe përgjigje në lidhje me dilemat më të mëdha të heqjes së bebelinës

Para se të filloni procesin patjetër shfletoni këto pyetje. E mbani diku linkun të regjistruar për ta rilexuar  dhe madje rekomandoni edhe miken tuaj t’i hedhë një sy. Një ditë ndoshta do t’ju falenderojë!

Fillojmë me pyetjen më të shpeshtë! Si veprohet në rastet kur fëmija nuk arrin të shkojë në kohën e duhur në tualet?

Në këtë rast zgjidhja është mjaft e thjeshtë. Nuk ken ipse të vraponi ju, as fëmija juaj. Vendoset uturaku sa më afër fëmijës. Nëse ai po luan në salon uturaku ska përse të ndodhet ne tualet, e madje as në ballkon. Me kalimin e kohës, ndërsa fëmija fiton më tepër aftësi ju largoni distancën.

A mundet të qëndrojë fëmija thatë përgjatë gjithë natës?

Me ngadalë. T’i marrim gjërat shtruar. Edhe nëse fëmija arrin të trajnohet si duhet që të kryejë gjithnjë nevojat e veta në tualet gjatë ditës, natën ndryshon disi puna. Nevojitet gati deri një vit që ai të qëndrojë thatë gjatë natës.

Fëmija im në moshën 2 vjecare refuzon të kryejë nevojat në tualet, si të veproj?

Ideja e heqjes së bebelinës nuk qëndron në faktin e detyrimit të fëmijës për të shkuar në banjo. Por nënkupton të mësuarin e vogëlushit apo vogëlushes kur ai apo ajo është gati. Nëse ju e forconi duke e qortuar apo bërtitur ndërsa ende nuk është gati nuk do të arrini rezultatin e duhur. Shumë fëmijë në moshën dy vjecare nuk janë ende gati dhe duhet ta pranoni që përpjekja mund të bëhet në një tjetër moment.

Në këtë rast, nëse fëmija ka kryer disa herë nevojat në uturak por tani qan dhe refuzon duhet të mos e detyroni. E merrni me vete në tualet në mënyrë natyrale dhe i tregoni se edhe ju kryeni atje urinimin. I tregoni se këtë mund ta bëjë në uturak dhe pasi e ka bërë e shpërbleni. Vendosni në dukje sjelljen pozitive dhe mos qortoni atë negative.

Midis vështirësisë që procesi ka duhet të ndiqni/respektoni ritmet e fëmijës.

Si ta ndihmoj fëmijën tim 2 vjec të kryejë urinimin në uturak para se ta bëjë në bebelinë?

Në moshën 2 vjecare me shumë mundësi fëmija nuka do të kuptojë mjaftueshëm që t’ju informojë se ka nevojë të shkojë në banjo. Ju mund ta ndihmoni duke e ulur në uturak në një orar të caktuar. Pra edhe në këtë rast skema do të ishte e vlefshme. Mund ta ulni c’do dy orë për disa minuta në uturak fill pas zgjimit të mëngjesit. Gjithnjë pasi ka kryer nevojat e shpërbleni.

Si veprohet në rastet kur fëmija nuk e kupton se ka nevojë të urinojë?

Në këtë rast përfundon duke e bërë tek mbathjet. Ju nuk duhet ta dramatizoni situatën. Është shumë normale që një fëmijë të mos ketë kontroll të plotë në fshikëz edhe pse ka disa muaj që trajnohet dhe ka përmirësime. Ju vazhdoni ta udhëzoni vazhdimisht ku duhet të kryejë nevojat e veta pa i bërtitur.

Si veprohet në rastet kur fëmija refuzon të ulet në uturak?

Kjo mund të jetë një shenjë se nuk është ende gati. Në këtë rast ju duhet të qeshni, të jeni pozitive, t’ja përcillni fëmijës tuaj pozotivitetin. Nëse ai refuzon të ulet në uturak duke qeshur i propozoni të ulet pasi do të marrë shpërblim. Se atje kryhen nevojat dhe se personazhi i tij I preferuar bën të njëjtën gjë. Nëse në atë moment refuzon mos insistoni. Provoni sërish në tjetër kohë.

Cfarë duhet të bëni nëse fëmija urinon/defekon menjëherë pasi është cuar nga uturaku?

Kjo mund të ndodhë në fazat e hershme të trajnimit. Normalisht duhet të mësoheni me idenë se muskujve do t’i duhet kohë të mësojnë si të relaksohen dhe kontrollojnë fshikëzën apo lëvizjet e zorrëve. Nëse kjo gjë ndodh shpesh herë nënkupton se fëmija nuk është ende gati.

A mundet një fëmijë 18-24 muajsh të jetë gati për trajnim?

Në këtë moshë me shumë mundësi do të jetë e vështirë për dy arsye. E para sepse fëmija mund të mos jetë ende gati, pra nuk ka fituar ende aftësitë të kuptojë dhe të futet në process. Dhe e dyta në këtë fazë fëmija ka filluar të bëhet “ekspert” në të ecur dhe do të jetë e vështirë ta mbani ulur kur ju doni që ai të kryejë nevojat në uturak. Në këtë moshë refuzimi për të qëndruar ulur do të jetë më i madh se tek fëmijët nën 12 muajsh.

Normalisht mund të tentoni megjithatë duhet të kuptoni që duhet të tërhiqeni nëse nuk vëreni rezultat.

Facebook Comments

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *