Ushqimet e para të bebes: Frutat apo Perimet?

Fjala e fundit e mjekëve nuk vendos limite në një rend të caktuar. Pra nëna mund të përfshijë në dietën e fëmijës një frut apo perime sipas dëshirës.

Më tepër fokusi duhet të jetë tek respektimi i harkut kohor të 3-4 ditëve para prezantimit të ushqimit të radhës. Pra harruar rëndësinë që ka edhe trashësia e puresë që do të prezantohet.

Një udhëzim për nënat që fillojnë ushqyerjen

Ushqimet e para të bebes (I referohemi fillimit të ushqyerjes në muajin e 6) mund të jenë:

  • Avokado;
  • Molla;
  • Bananet;
  • Dardha;
  • Patatja e ëmbël;
  • Veza (vetëm të verdhën);
  • Kungulli jeshil;
  • Kungulli i verdhë;
  • Kosi etj.

Disa nga ushqimet e para të bebes nëse ushqyerja fillon herët, në muajin 4-6 (me udhëzim të pediatrit)

  • Molla;
  • Dardha;
  • Mielli i orizit;
  • Mielli i melit ose speltës;
  • Mielli i tapiokës;
  • Karrota etj.

A nevojitet zirja  e perimeve apo frutave në fillimin e ushqyerjes?

Shumë mjekë rekomandojnë gatimin në avull apo pjekjen për disa fruta apo perime si karrota, molla, dardha, pjeshka, etj. Kjo kryesisht deri në muajin e 8 duke qënë se gatimi/pjekja jo vetëm i jep shije por edhe e bën më të tretshme purenë për stomakun e fëmijës.

Pra fibrat dhe sheqernat që frutat apo perimet përmbajnë bëhen më të tolerueshme nga organizmi i bebes.

Disa ushqime si bananet apo avokado nuk kanë nevojë për gatim specifik, mjfaton të grihen ne blender dhe bashkohen me pure të tjera.

E dinit se gatimi në avull bën të mundur që ushqimet të ruajnë më mirë vlerat që kanë?

Per te ruajtur maksimalisht vlerat e ushqimit te femijes BLI TANI robotin e ushqimi Chicco.

Kontakt –> Chicco Albania

Roboti i Ushqimit Chicco
Gatuan ne avull dhe grin c’do lloj ushqimi
Facebook Comments

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *