Bota e Gruas

Mungesa e thithave të gjirit, si të përdoren me kujdes kokat e silikonit?

Kokat e silikonit janë një mjet që përdoren shpesh kur nëna ka thitha të futur ose të sheshtë. Janë një ndihmë e madhe për ecurinë e mirë të gjidhënies, dhe njëkohësisht rekomandohet të përdoren edhe në rastet e carjeve të gjirit.

Si të zgjedhim kokat e duhura?

Këshillohet të jenë prej silikoni duke qënë se janë më të holla dhe mundësojnë një përshtatje të mirë në gjoksin e nënës. Një material i tillë i hollë nuk do të pengojë edhe stimulimin e gjendrave të qumështit gjatë thithjes.

Si vendosen që të mos krijojnë probleme?

Për të lehtësuar ngjitjen e mirë të kokave të silikonit këshillohet të vendosen për disa minuta në ujë të ngrohtë para aplikimit. Në këtë mënyrë pjesët anësore do të bëhen më tepër elastike dhe për pasojë do të ngjisin më mirë.

Para se t’i aplikoni në gjoks tërhiqen anësoret me gishta dhe më pas ngjiten ne gjoks. Në këtë mënyrë formohet një lloj mungese ajri që mundëson një ngjitje perfekte.

Një vendosje e tillë bën të mundur prodhimin e  mirë të qumështit si edhe parandalimin e carjeve (ragade).

Kokat e silikonit vendosen vetëm gjatë pirjes dhe hiqen në momentin që vakti përfundon. Lahen mirë me detergjentin e biberonave të fëmijës.

Share:

Share on facebook
Share on twitter
Share on pinterest
Share on linkedin
Artemisa Brahimaj

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas
Më të shikuarat

Postime të ngjashme

Direct Transfer IBAN: