Është normale që të kemi rrjedhje gjoksi gjatë shtatzanisë?

Po! Është shumë normale që nëna në pritje të ketë rrjedhje të gjoksit gjatë shtatzanisë. Ajo që rrjedh është kulloshtra, qumështi i trashë që prodhohet edhe gjatë ditëve të para pas lindjes.

Gjoksi i gruas është në gjendje të prodhojë këtë qumësht të trashë të pasur me proteina, duke filluar që në javën e 14 të shtatzanisë.

A është normale që të mos kemi rrjedhje?

Ndërsa disa gra kanë rrjedhje të gjoksit gjatë shtatzanisë të tjera jo. Kjo gjendje nuk do të ketë ndikim në prodhimin e qumështit pas lindjes. Nëse do të keni shumë rrjedhje do të ishte e përshtatshme të përdornit tampon të gjirit të cilat nuk do të bënin që rrobat tuaja të lageshin nga kulloshtra.

Rrjedhjet e gjirit mund të jenë edhe më të mëdha gjatë marrëdhënies seksuale.

Tamponat sterile Chicco i gjeni tek dyqani ChiccoAlbania
Kontakto ketu

Facebook Comments

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *