Si të ndalojmë lemzën tek bebet?

Lemza ndodh shumë shpesh tek bebet nën 1 vjec dhe nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Madje shumë bebe “vuajnë” nga lemza edhe ndërsa janë në barkun e nënës. Si ta kuptoni? Mund të ndieni lëvizje ritmike (pulsime) brenda barkut.

Lemza nuk e bezdis beben, madje shumë vogëlushë nuk e kanë problem dhe madje janë mësuar të bien në gjumë edhe ndërsa i ka zënë lemza.

Cfarë e shkakton lemzën tek bebat?

Ajo ndodh në momentin që diafragma kontraktohet. Ekspertët nuk janë të sigurt në lidhje me faktorët që shkaktojnë lemzën por mendohet se mund të vijë si pasojë e:

  • Thithjes së ajrit gjatë ngrënies së ushqimit apo pirjes së qumështit;
  • Përjetimi i emocioneve të forta si stresi apo e qeshura e fortë.

Tek bebet lemza mund të shfaqet edhe si pasojë e refluksit apo gromësitjes pasi ka pirë. Në këtë moment mund të dalë edhe një sasi e madhe ose e vogël qumështi, gjithcka varet prej fëmijës.

Si të veprojmë për të ndaluar lemzën tek fëmija?

Ka disa mënyra:

  • Përpiquni të ushqeni fëmijën në një pozicion më vertical;
  • Mbajeni fëmijën në pozicion vertical pasi ka pirë përreth 20 minuta;
  • Përpiquni ta ushqeni fëmijën më shpesh në sasi më të vogël;
  • Nëse ushqeni fëmijën me qumësht formule duhet të zgjidhni një biberon që mundëson frenimin e futjes së ajrit në bark. Dhe mbi të gjitha e fusni biberonin në gojën e fëmijës ndërsa koka është mbushur me qumësht.

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *