Bota e Gruas

Të vjellat në shtatzani: A zhvillohet fëmija nëse nëna nuk ushqehet si duhet?

Kryesisht në fillimet e shtatzanisë nëna e re mund të përjetojë episode të vjellash dhe përzierjesh të cilat shkaktojnë refuzim të ushqimit. Megjithatë në përgjithësi nuk duhet të shqetësoheni për shkak se gjatë javëve të para të shtatzanisë, nevoja për kalori është pothuajse e njëjta me atë të periudhës së para shtatzanisë. Më tepër kalori do të nevojiten pas javës 10-12 të shtatzanisë.

Pra në javët e para të shtatzanisë, të vjellat mund të jenë bezdisëse për nënën por në lidhje me shëndetin e fëmijës nuk përbëjnë problem. Nuk kanë ndonjë ndikim në zhvillimin e tij.

Kur duhet të drejtoheni tek mjeku?

Rezervat e trupit nuk janë të pashtershme, prandaj nëse të vjellat zgjasin shumë dhe janë shumë të shpeshta duhet të kontaktoni mjekun. Zakonisht factor shqetësues është zgjatja pas muajit 4, nëse gruaja ka të vjella të mëdha dhe fillon humbja e peshës.

Share:

Share on facebook
Share on twitter
Share on pinterest
Share on linkedin
Artemisa Brahimaj

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas
Më të shikuarat

Postime të ngjashme

Direct Transfer IBAN: