Në cilin muaj duhet të përdorim vajin e ullirit tek ushqimet e bebes?

Jo më herët se 6 muajsh! Ai është në fakt një burim shumë i mirë yndyrnash bimore dhe konsiderohet tepër i shëndetshëm.

Për sa vaj ulliri ka nevojë fëmija?

Jo më tepër se një lugë gjelle në ditë.

Cili është vaji që duhet të përdorim tek fëmija?

Vaj Ulliri Extra të Virgjër, të prodhuar enkas për fëmijë. Këshillohet të përdoret vaji i ullirit pasi nxirret në të ftohtë dhe për pasojë nuk humb vlerat.

Vaji duhet të jetë Extra i Virgjër dhe i posacëm për bebe duke qënë se tolerohet më mirë dhe nuk shkakton aciditet në stomak. Nuk irriton mukozat e fëmijës dhe favorizon tretjen e yndyrnave të tjera.

Si përdoret?

Shtohet një lugë e vogël tek supa/pureja e fëmijës në momentin që e servirni në tasin që do të hajë fëmija.  

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *