Përse një mbulesë karroce në verë mund të jetë rrezik për fëmijën?

Ekspozimi i madh në diell përbën rrezik për fëmijët por e keni menduar ndonjëherë se cfarë pasojash sjell të mbuluarit e karrocës me napë apo carcaf të hollë?

Përse nënat duhet të heqin dorë nga të  mbuluarit e karrocës?

Sipas ekspertëve, kjo përbën rrezik pasi krijon efektin serë brenda saj. Sipas mjekut pediatër suedez Svante Norgen, poshtë karrocës është shumë vapë dhe qarkullimi i ajrit do të jetë shumë i keq nëse përdorim mbulesë, qoftë edhe tepër të hollë.

Studimet kanë treguar se në momëntin që karroca mbulohet, temperature do të rritet me rreth 20 gradë duke qënë se ajri “ngec” brenda saj dhe fillon të nxehet edhe më tepër. Gjithnjë prindërit mendojnë se e fusin fëmijën në hije, por rreziku i vërtetë qëndron pikërisht edhe tek një napë e hollë që mund të hidhet sipër.

Fëmijët janë më të ndjeshëm

Duke qënë se ata pësojnë një rritje të shpejtë të tempëraturës trupore dhe nuk djersisin shumë, do ta kenë të vështirë të freskohen. Kjo nënkupton se janë shumë të ndjeshëm ndaj nxehjes që mund të ndodhë brenda karrocës. Dhe kjo gjë mund të shkaktohet brenda pak minutave. Temperatura e lartë është konsideruar gjithnjë edhe si faktor rreziku ndaj SIDS.

Atëherë, si të mbrojmë fëmijën nga dielli?

Evitoni orët më të nxehta gjatë ditës dhe përpiquni të merrni karroca në ngjyrë jo të errët.mundësoni vendosjen e një cadre tek karroca dhe hidratoni si duhet të voglin.

Shpërndaje informacionin. Mos harro se ende ka shumë nëna që nuk janë në dijeni të rrezikut!

Facebook Comments

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *