Cfarë janë kolikat dhe si mund të ndihmoni fëmijën?

Në shumë vende të botës mjekët e quajnë “rregulli tresh”. Fëmija vuan nga kolikat për 3 muaj, 3 ditë ose më shumë të javës, për 3 orë më shumë orë gjatë ditës. Kolikat janë dhimbjet e barkut që prekin bebat dhe zakonisht janë agresive gjatë pasdites/mbrëmjes.

Në momentin që fëmija do të ketë dhimbje barku, pra kolika, do të kemi një vogëlush apo vogëlushe që mbledh apo ngre këmbët, ka gazra dhe qan në mënyrë gati të pangushëllueshme, në dukje pa ndonje arsye specifike.

Cfarë i shkakton kolikat?

Sipas mjekëve është pjesë normale e zhvillimit të fëmijës, dhe nëse një fëmijë qan mesatarisht 30-120 minuta në ditë bebet që vuajnë nga kolikat thjesht qajnë më tepër. Aparati tretës ende nuk është zhvilluar plotësisht dhe ndërkaq mundet që fëmija të ketë një intolerancë ushqimore.

Gjithashtu, kequshqyerja, mbi ushqyerja apo mungesa e gromësitjes mund të jenë arsye të shfaqjes së kolikave, si pasoje edhe e futjes se ajrit ne organizem.

Edhe konstipacioni, refluksi gastro-ezofageal kanë ndikimin e vet në shfaqjen/përkeqësimin e kolikave.

Agresiviteti i të qarës do të ndikohet edhe nga temperamenti i fëmijës.

 A ndikon ushqyerja e nënës?

Sipas mjekëve produktet e bulmetit kanë ndikim të rëndësishëm. Nëse kemi një bebe që reagon keq pasi nëna ka konsumuar qumësht apo dicka tjetër të kësaj familje duhet të limitohet konsumi.

Përse? Sepse fëmija mund të jetë i ndjeshëm ndaj proteinave të qumështit ose laktozës në rastin e ushqyerjes me qumësht formule.

Si të qetësojmë dhimbjet e barkut tek fëmija?

  • Në mënyrë natyrale, nëna mund të qetësojë fëmijën nëpërmjet konsumit të cajit të finokut. Finoku ka jo vetëm efekt qetësues ndaj kolikave si edhe konstipacionit por edhe galaktolog. Pra ndikon në shtimin e qumështit të gjirit.
  • Masazhoni fëmijën në zonën e barkut nëpërmjet lëvizjeve rrethore. Për një masazh më të mirë mund të përdorni vaj bebesh specifik.
  • Mbani përmbys fëmijën sipër parakrahut, duke e fërkuar në zonën e shpinës.
  • I bëni një banjo të ngrohtë.
  • Lëvizni këmbët në formë biciklete.
  • E mbështillni beben me nje carcaf të hollë ndërsa jeni gjithnjë pranë tij/saj.

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *