UNICEF: Përse është e rëndësishme të vaksinoni fëmijët edhe gjatë koronavirusit?

Të mos vaksinosh fëmijën nënkupton të rrezikosh shëndetin e tij. Është normale që prindërit të ndihen të pasigurt për të shkuar tek zyra e mjekut në këtë kohë por kur vjen puna tek vaksinimi duhet të bëhet.

Mos anashkaloni vaksinimin e fëmijës

Sipas mjekëve është shqetësuese që prindërit të shtyjnë vaksinimin e fëmijës. Dhe sipas UNICEF edhe pse jemi ende në kohë pandemie është shumë e rëndësishme që vaksinimi të mos shtyhet. Të mos harrojmë se këto vaksina mbrojnë fëmijët nga një sërë sëmundjesh serioze.

Mjafton të flisni me mjekun e fëmijës dhe të përcaktoni cili është momenti i duhur për të bërë vaksinimin.

Nëse kjo nuk ndodh sëmundjet mund të përhapen lehtësisht dhe pasojat do të jenë të tmerrshme. Për shembull fruthi është një sëmundje që konsiderohet sipas UNICEF gjithnjë një rrezik për shëndetin e fëmijës.

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *