Kur bebet fillojnë të shikojë qartë? Fazat e zhvillimit të shikimit!

Fillimisht ngjyrat e forta do tërheqin vëmendjen e fëmijës, dhe një dallim më të mirë të ngjyrave do të kemi rreth muajit 9-12 të jetës.

Fëmija është në gjendje të shikojë që në momentin e lindjes por truri nuk është ende gati të interpretojë një informacion aq kompleks. Në lindje bebet nuk arrijnë të dallojnë dhe diferencojnë ngjyrat mes tyre.

Zhvillimi i shikimit tek fëmijët

Ndahet në disa kategori:

  • Shikimi në lindje, i të porsalindurit.

Nuk është zhvilluar plotësisht dhe në momentin e lindjes mjeku do të kontrollojë nëse ekziston një anomali. Në fillim bebet shikojnë objekte me hije gri, të zezë si edhe të bardhë. Nuk do të jetë në gjendje të fokusojë sende me distancë më të largët se 20-30 cm nga fytyra.

  • Shikimi  fëmijës nga mosha 0-2 muajshe.

Sipas studimeve në këtë hark kohor fëmija fillon të dallojë disa ngjyra si e kuqja, bluja si edhe jeshilja. Në muajin e parë të jetës shikimi do të jetë disi me mjegull. Në fund të muajit të parë fëmija do të ketë një lidhje më të mirë shikim-dëgjim.

  • Shikimi i fëmijës në muajin 2-4 të jetës.

Tashmë fillon të ketë një koordinim më të mirë mes syve dhe trurit të fëmijës. Është në gjendje të dallojë më tepër ngjyra si edhe largësinë në të cilën objekti ndodhet. Në fund të muajit të 4 do të ketë një shikim më të mirë të objekteve në distancë.

  • Shikimi 4-8 muajsh.

Fëmija në këtë hark kohor fillon të familjarizohet më tepër me objektet dhe dallon më tepër ngjyra. Shikimi fillon të ndryshojë duke ju afruar më tepër atij së të rriturve. Fëmija dallon detaje më të vogla në atë që shikon si edhe kupton ku ndodhet një objekt në nmjë moment të caktuar. Pra nëse ju fshihni një lodër poshtë batanijes ai e di se ajo ekziston atje.

  • Shikimi i fëmijës në muajin 9-12 të jetës.

Tashmë kemi një shikim të zhvilluar dhe një fëmijë që percepton shumë më mirë ngjyrat. Në fund të vitit të parë të jetës fëmija do të ketë një zhvillim shikimi si prej të rrituri dhe do të jetë në gjendje të bëjë dallimin afër/larg, fillon të njohë objekte dhe fytyra tashmë familjare. Do të kemi një korrdinim të mirë midis muskujve si edhe shikimit.

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *