A është e normale që dalja e dhëmbëve te shkaktoje skuqje në zonën e pelenave?

Dalja e dhëmbëve që mesatarisht fillon rreth muajit të 6 të jetës është një sfidë për nënën dhe fëmijën e vogël. Gjatë kësaj kohe i vogli irritohet për një pjesë të mirë të ditës si edhe mund të përjetojë disa simptoma që lidhjen me fazën.

A ndikon dalja e dhëmbëve në zonën e bebelinës?

Jo në mënyrë direkte. Gjithsesi duhet të dini se në më të shumtën e rasteve skuqjet në zonën e bebelinës shkaktohen nga kontakti i feceve me lëkurën dhe mos harrojmë se dalja e dhëmbëve shkakton diarre. Pra defekim më të shpeshtë dhe për pasojë kontakt të më gjatë të lëkurës me fecet.

Si të mbrojmë në këtë rast fëmijën nga skuqjet?

  • Përpiquni që të ndërroni menjëherë pas defekimit dhe sa më shpesh pelenen duke përdorur edhe një krem mbrojtës tek zona intime. Kjo për të krijuar një barrier mbrojtëse në lëkurë.
  • Mund ta lini për një periudhë të caktuar kohe pa pelena gjatë ditës që lëkura të ajroset mjaftueshëm.

Produkte qe do t’ju ndihmojne gjate daljes se dhembeve te femijes, per nje mbrojtje maksimale te lekures.

Pelenat super-perthithese Bambo Nature
Kremi me veti mbrojtese dhe qetesuese
te lekures

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *