Drithera me qumësht dhie, një alternativë shumë e shëndetshme për fëmijën

Për të përgatitur drithërat e bebave mund të përdorni edhe qumështin e formulës me bazë dhie. Duke filluar nga muaji 6 ne dietën e bebeve mund të shtoni drithërat si: orizi, tërshëra, spelta, meli, bullguri etj dhe një kombinim i përkryer do të ishte përgatitja me qumësht dhie.

Cfarë e bën të vecantë qumështin e dhisë?

Qumështi i dhisë ka më tepër vitamina dhe minerale krahasuar me qumështin e lopës. Nga ana tjetër ka rrezik më të ulët alergjie si edhe lehtësisht të tretshëm. Në rastet kur fëmija vuan prej refluksit qumështi i dhisë do të ishtë një alternativë më e mirë.

Qumështi i dhisë nga ana tjetër forcon më tepër sistemin imunitar të fëmijës duke qënë edhe më tepër i ushqyeshëm.

Përmban më tepër calcium, dhe kjo sasi e lartë e mineralit mundësohet nga aminoiacidi tryptophan që qumështi përmban. Si pasojë e këtij aminoacidi fëmija do të ketë edhe një gjendje të përgjithshme më të qetë.

Qumështi i dhisë suporton një përthithje më të mirë të hekurit dhe bakrit si edhe nuk shkakton inflamacion të zorrëve të bebave.

Si mund të kombinohet me drithërat?

Përgatitet mjaft lehtësisht vetëm me ujë të ngrohtë duke qënë se gjendet në formën e pluhurit të gatshëm.

  • Mel+Qumesht Dhie+ Mango
  • Speltë+Qumësht Dhie+Dardhë
  • Bullgur+Qumesht Dhie+Banane+Mango
  • Tërshërë+Qumësht Dhie+Pjeshkë+Banane
  • Oriz+Qumësht Dhie+Dardhë
  • Mel+Qumësht Dhie+Boronicë+Banane

Pra ju mund të përgatisni drithëra të ndryshme me qumështin e dhisë dhe në fund të shtoni purenë e frutave që dëshironi. Për të evituar konstipacionin evitoni kombinimin e miellit të orizit me bananen dhe shtoni dardhën apo mollën.

Holle Goat Milk, formulë e re!

Nisur nga rregullat e Bashkimit Europian, Holle Organic njihet si

“TOP QUALITY” në botë përsa i përket qumështit të bebeve.

Nënat mund të mbështeten tek cilësia 100% organike që ofron, qumësht me përmbajtje më të ulët laktoze. Qumështi i dhisë Holle është shumë i shëndëtshëm për sistemin nervor të fëmijës si edhe traktin tretës.

Tashmë me një formulë të re me një sasi më të lartë DHA dhe pa vaj palme.

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *