Ka plot 10 arsye sekrete përse fëmija juaj vazhdon të zgjohet herët në mëngjes

Nëse jeni tashmë në këtë artikull jeni bërë me siguri prind, dhe nëse jeni bërë prind me siguri e dini se c’do të thotë të zgjohesh para orës 06:00 prej fëmijës. Fatkeqsisht jo gjithmonë ky problem zgjidhet lehtësisht prandaj do t’ju sjellim 10 arsyet në mënyrë që të reflektoni dhe krijoni zgjidhje.

Lexo pike se pari:

Skema e gjumit te femijes sipas moshes perkatese!

Për një zgjim më të vonë!

  • Fëmija në mbrëmje ka nevojë për ndihmën tuaj që ta zërë gjumi. Dhe për këtë do të ketë nevojë në c’do zgjim. Prandaj, nëse doni që zgjimet e hershme të marrin fund evitoni tundjen, gjirin në momentin që po e zë gjumi fëmijën si edhe c’do lloj forme tjetër ndërhyrje.
  • Koha e gjumit të mbrëmjes nuk është në orarin e duhur. Nëse e vendosni fëmijën të flejë shumë herët duhet të llogarisni edhe kohën e zgjimit në lidhje me moshën e tij. Sepse të gjithë fëmijët kanë nevojë për një sasi të caktuar gjumi. Prandaj është shumë po shumë e rëndësishme që skema e gjumit të fëmijës të jetë e tillë që të përshtatet me moshën që ai ka.
  • E njëjta gjë edhe me oraret e vona. Ndikojnë drejtpërsëdrejti në zgjimin e hershëm. Prandaj nëse ju  udhëzojnë të flejë vonë që të zgjohet vonë mos praktikoni këshillat. Nëse fëmija lodhet do të ketë një gjumë më të trazuar dhe zgjime më të hershme në mëngjes.
  • Fëmija fle shumë pak gjatë ditës. Pra dremitjet jo cilësore do të ndikojnë në zgjime të hershme. Ndihmoni fëmijën të praktikojë skemën e orareve sipas moshës në mënyrë që të mos shkojë në momentin e gjumit në mbrëmje i lodhur.
  • Fëmija mund të ketë fjetur së tepërmi gjatë ditës.
  • Ka uri. Pra jo vetëm skema e gjumit edhe skema e ushqimit ka rëndësinë e vet. Prandaj darkën nuk duhet t’ja jepni shumë herët dhe duhet të siguroheni se është duke ngrënë si duhet për moshën që ka.
  • Faktorë të tjerë të jashtëm. Kur flasim për dicka të tillë i referohemi zhurmave, dritës etj. Prandaj duhet të siguroheni që asgjë prej tyre nuk do të ndikojë në zgjimin e fëmijës mëngjeseve të hershme.
  • Gjenetika! Luan rolin e vet.
  • Tashmë i është kthyer në një zakon. Prandaj duhet të filloni të trajnoni fëmijën nisur nga këshillat që ne japim vazhdimisht në faqe.
  • Ndoshta ju prisni që fëmija të flejë më tepër nga sa mundet! Ndërsa ju prisni që fëmija të flejë deri në orën 8 kjo sështë e mundur. Prandaj i hidhni një sy skemës që më sipër kemi postuar në lidhje me oraret e gjumit dhe përshtateni atë tek fëmija juaj.
Facebook Comments

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *