Kur vjen puna tek sasia e ushqimit të bebeve, përse nuk ka një përgjigje të thjeshtë?

Të gjesh sasinë e duhur është shqetësim për të gjithë prindërit. Por nuk mund të themi me saktësi për të gjithë bebet se duhet të hanë 10 lugë caji pure.

Por përse gjithsesi përdorim terma që përcaktojnë sasi?

Zakonisht sasia e pureve nuk përcaktohet për të treguar se ajo është e duhura që një fëmijë duhet të hajë. Por na ndihmon për t’i dhënë fëmijës sasinë e duhur të përbërësve.

Përse përcaktimi i sasisë së vaketeve nuk funksionon tek bebet?

Ndryshe nga të rriturit për bebet është deri diku e vështirë të përcaktohet sasia e duhur e ushqimit.

Kjo për disa arsye:

  • Fëmijë të ndryshëm kanë metabolizëm dhe kryejnë aktivitete të ndryshme gjatë ditës;
  • Ushqimi që një bebe konsumon gjatë ditës është i larmishëm dhe varion nga dita në ditë;
  • Ushqime të tilla si mishi dhe peshku janë më të ushqyeshme se molla apo dardha. Prandaj nuk ka kuptim të përcaktojmë një sasi fikse ushqimi për vaktet;
  • Nevoja për ushqim e fëmijës ndikohet nga rritja e tij;
  • Dalja e dhëmbëve si edhe gjendja shëndetësore do të kenë ndikimin e vet në ushqyerje si edhe sasinë që fëmija konsumon.

Pra nëse fëmija juaj është duke konsumuar më pak pure se vëllai apo motra e tij për moshën nuk duhet të shqetësoheni. Në varësi të zhvillimit si edhe oreksit të fëmijës, bashkë me mjekun mund të përcaktoni një mesatare të sasisë që duhet të hajë por duke marrë parasysh edhe c’ka fëmija është duke ngrënë në secilin vakt.

Facebook Comments

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *