7 truke për të kontrolluar urinë në shtatzani

Gjatë shtatzanisë uria mund të rritet ndjeshëm me disa nepse specifiike ndoshta të pamenduara më parë. E rëndësishme është të ushqeheni shëndetshëm jo për dy, në mënyrë që të mos keni problem me peshën përgjatë 9 muajve.

Dhe si të mbani nën kontroll urinë në shtatzani?

  • Konsumoni një mëngjes të bollshëm, të plotë dhe të ekuilibruar. Nuk duhet të arrini e uritur në vaktin pasardhës. Gjithashtu konsumoni mjaftueshëm ujë gjatë ditës.
  • Ndani vaktet në orare të rrgullta, pra mos lini të kalojë shumë kohë nga njëri vakt në tjetrin në mënyrë që uria të mos arrijë në ekstrem. Mund të ndani ushqimin e mëngjesit në dy vakte (sasinë) në mënyrë që në drekë të arrini me një uri normale. Në vaktin e drekës krahas karbohidrateve dhe proteinave shtoni edhe një porcion perime.
  • Nëse para darkës keni uri konsumoni fruta ose kos dhe në darkë merrni sasinë e duhur të proteinave.
  • Frutat e thata, një aleat i shkëlqyer për të kontrolluar urinë. Përmbajnë sasi të mirë mineralesh dhe yndyrnash të mira pa harruar kalciumin, sidomos bajamet. Por nuk duhet të abuzoni me sasinë që duhet të hani.
  • Mund të përdorni edhe biskotat me oriz apo misër dhe drithëra të tjera të pasura me vitamina, sidomos të grupit B. kështu do të mbëni nën kontroll urinë dhe do të merrni vitamina.
  • Konsumoni mjaftueshëm fruta. 3-4 racione në ditë, sidomos agrumet duke qënë se organizmi ka nevojë për vitaminën C. Nëse keni më tepër uri konsumoni një mollë e cila ka më tepër uri dhe për pasojë do t’ju shkaktojë gjendjen e ngopjes.

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *