Prindërit e organizuar janë prindër të lumtur: 3 mënyra për t’ja dalë

Që të jesh një prind i organizuar nënkupton mbi të gjitha të jesh dakord dhe të ndash po të njëjtat mendime me partnerin në lidhje me mënyrën e edukimit të fëmijës. Ne, të gjithë prindërit duhet të jemi të organizuar pasi vogëlushët kanë nevojë të shikojnë nga ne saktësi veprimi dhe shpjegimi.

Prindër të organizuar dhe të lumtur, 3 pikat bazë për t’ja dalë

  • C’do gjë në kohën e vet.

Në momentin që jeni duke folur me fëmijën, duke shpjeguar, duke i vendosur rregulla mos harroni se duhet të merrni në konsideratë edhe moshën e fëmijës. Duhet të njihen etapat e zhvillimit në varësi të saj. Pra nëse jemi duke ndihmuar fëmijën të vishet deri në moshën 4-5 vjecare nuk mund të vazhdojmë ta bëjmë në moshën 6-7 vjecare.

  • Edukimi kalon në veprimtari praktike.

Pra duhet të vendosen rregulla dhe të mësohen sjelljet e mira duke i dhënë shembullin e mirë prej vetes. Për shembull fëmija duhet të dijë se kur futet në shtëpi duhet të heqë këpucet, se në shtrat nuk shkohet me veshjet e lojës, se ushqimin nuk mund ta hajë në sallon ulur duke parë televizor.

Në moshën 5 vjecare për shembull mund të përgatisni bashkë me fëmijën veshjen e ditës së nesërme duke i ofruar dy veshje. Në praktikë, një është pak dy janë shumë.

  • Loja në skuadër.

Pra nëse do të dalim një mbrëmje jashtë në piceri dhe nuk duam që fëmijët të kalojnë kohën duke luajtur në tablet duhet të marrim me vete një lojë argëtuese që të zhvillohet së bashku. Pra me pak organizim mund të jeni prindër të lumtur, sepse perfeksioni nuk ekziston!

Rregullat nuk vendosen nga vetëm një prind!

Për shembull. Kemi një baba që pasditen ka vendosur ta kalojë me fëmijët ndërsa nëna ka organizuar studimin. Nëse babai këtë nuk e di dhe tashmë ka dalë me fëmijët nëna nuk mund të mërzitet se ata nuk u bindën. Prandaj rregullat vendosen dhe zbatohen nga të dy prindërit.

Facebook Comments

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *